“Sami Frashëri”/Rama- Kryemadhit: Kjo injorancë është për të ardhur keq

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, edhe Kryeministri Rama e ka quajtur “shpifje”, “gënjeshtër”, dhe “injorancë” deklaratën e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, për ndërtimin në Paskuqan dhe ndryshimin e pronësisë së tokës ku po ngrihet godina e shkollës “Sami Frashëri”.

Kryeministri ceku edhe tezën e Kryemadhit për COVID-in dhe shtoi se kjo është një “nga mirësitë e tjera që ofron LSI-ja”.

Faktet të mos bëhen si avujtë e rakisë presidenciale. Jetojmë në një kohë kur faktet janë viktimë e rrjeteve sociale, e volumit marramendës të informacionit të paverifikuar e shpërndarjes së qëllimshme masivisht të shpifjes dhe gënjeshtrave dhe për fat të keq, Monika, Iliri, Saliu janë absolutisht në vendin e duhur dhe kohën e duhur, me instrumentat e duhur që të jep kjo kohë për t’u lëshuar në një shfrim marramendës si ky që lëshojnë përditë, në funksion të çoroditjes së njerëzve, me shpifje dhe gënjeshtra, duke e ditur se gënjeshtrat arrijnë tek audienca, kjo përpjekje, kjo betejë është e vështirë.

Çfarë ti thuash Monikës? Shkolla Sami Frashëri po ndërtohet, projekti është i shkëlqyer falë një arkitekti italian, Cuchinella me studion e tij. Puna ka nisur, dokumentet e pronës janë publikuar edhe sot nga kryebashkiaku dhe Monika thotë se shkolla do të ndërtohet në Paskuqan, dhe sikur vazhdon thotë se shërimin nga COVID-i duhet ta kërkojmë në kisha dhe xhamia e jo tek shëndetësia, apo që insiston që LSI-në nuk e zë virusi. Shpërthimi i kësaj injorance në publik përmes zërit të individëve që kanë mandate përfaqësimi apo zëdhënës të zgjedhësve, është një flamë problematike, në kushtet kur duhet të ballafaqohemi me ide, argumenta dhe shifra.

Pse nuk shkoni tek Shkolla Sami Frashëri me kamerën tuaj dhe të kqyrni në vend kush thotë të vërtetën dhe kush gënjen, është për të ardhur keq, dhe COVID-i është serioze për të bërë humor, por kur thotë Monika që LSI-në nuk e zë COVID-i ofron një tjetër mirësi nga ato të LSI-së, më shumë se ato që ofronin patenta para moshës së lejuar nga ligji në formën e mirësive në këmbim të votës”, shprehet Rama./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Rama në Forumin ndërkombëtar FII: Rezultatet na japin kënaqësi, por edhe na tmerrojnë!

Pronësia te ‘Sami Frashëri’, Veliaj- Kryemadhit: Boll u bëtë gazi i botës

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV