Varhelyi takim online me Ramën: Presim që Shqipëria të përparojë drejt BE-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioneri për Zgjerimin në KE, Oliver Varhelyi ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin Edi Rama ku ka shprehur pritshmëritë që Shqipëria të përparojë në rrugën drejt BE-së.

Në postimin e tij në Twitter, Varhelyi zbardh bisedën me kryeministrin Rama, ku shkruan se kanë biseduar për punën e vazhdueshme brenda kornizave të bisedimeve për integrimin në BE.

 ‘Një vizitë virtuale me kryeministrin Edi Rama, diskutuam për punën e vazhdueshme të Shqipërisë në plotësimin e kornizave për bisedimet, mbështetjen kundër COVID-19, si dhe përgatitjet për samitin e Sofies javën e ardhshme. Presim që Shqipëria të përparojë në rrugën drejt BE-së’, shkruan Varhelyi.

Varhelyi ishte në Tiranë gjatë muajit tetor ku zhvilloi takime me kryeministrin Rama, kryedemokratin Basha dhe Presidentin Meta.

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Përplasen dy anije në Detin e Veriut, njëra shpërthen në flakë

Një anije cisternë nafte dhe një mallrash janë përplasur në Detin e veriut. Siç raporton BBC, cisterna ka shpërthyer...

Analisti Çupi: Të gjithë ministrat e Berishës janë objekt për SPAK-un

Analisti Frrok Çupi tha në një studio televizive se kryeministri Rama është kujdesur që këto zgjedhje të mos i japë zë grindjeve brenda PS-së. Megjithëse...

Çdo të ndodhë me TikTok? Trump: Jemi në bisedime me 4 grupe që duan ta blejnë

Uashingtoni është në bisedime me katër grupe të interesuara për të blerë platformën TikTok. Kështu ka deklaruar sot Presidenti amerikan Donald Trump, teksa aplikacioni...

Dy kushtet e ruses që “nuk u plotësuan” në dasmën e saj me korçarin

Nga një vajzë ruse, Elizabeta Biba tashmë është një nuse shqiptare. E martuar me një djalë nga Korça, në studion e “Aldo Morning Show”...

“Listat nga Rama, të pritshme”/ Meçe: I qartë në të gjitha lëvizjet që bën

Analisti Arben Meçe thotë se ishte e pritshme deklarata e kryeministrit Edi Rama, se të vjetrit në PS do jenë në lista të hapura. Në...

Lajme të tjera

Web TV