Biden: Trump nuk vendos për rezultatin përfundimtar, por populli

Numërimi i votave është duke vazhduar në Shtetet e Bashkuara, ndërsa deri më tani është duke kryesuar Joe Biden.

Në lidhje me zgjedhjet ka reaguar kandidati demokrat për president, Joe Biden, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se rezultatin final të zgjedhjeve nuk e vendos Trump, por populli amerikan.

“Ne jemi duke vendosur mbrojtje për zgjedhjet. Donald Trump nuk vendos për rezultatin zgjedhor. Rezultatin final të zgjedhjeve në SHBA e vendos vetëm populli amerikan”, shkruan Biden.

Ky reagim i Biden vjen menjëherë pasi Donald Trump shkroi në Twitter se ‘zgjedhjet janë vjedhur’. Ndërsa gjithashtu ai ka kërkuar rinumërim të votave në Wisconsin./r.g/Fjala.al