Bilanc i zi në Maqedoninë e Veriut, shënohen 22 viktima dhe mbi 1 mijë raste të reja

maqedonia e veriut
maqedonia e veriut

Autoritetet maqedonase kanë bërë me dije se 22 persona kanë humbur betejën me Covid-19 dhe janë konfirmuar 1.192 raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë me dije se nga kryerja e 3.211 tamponëve kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 1.192 persona. Autoritetet vendase deklaruan se ky është një numër rekord testimesh brenda 24 orëve.

Që nga momenti i regjistrimit të rasteve të para deri më tani Maqedonia e Veriut ka konfirmuar gjithsej 35,097 raste me koronavirus. Prej tyre, 1,071 pacientë kanë vdekur dhe 22,024 janë shëruar.

Javën e ardhshme, qeveria pritet të publikojë pakon e katërt në ndihmë të bizneseve, por edhe kategorive të ndryshme të qytetarëve, që arrin në 500 milionë euro./r.g/Fjala.al