Një 24-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri me vete u arrestua nga policia, pasi këta të fundit morën informacione për të nga qytetarët denoncues.
Bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë po lëvizte një person i armatosur, është organizuar puna, dhe si rezultat i ndërhyrjes profesionale nga ana e shërbimeve të Sektorit për Hetimin e Krimeve Vlorë në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë dhe forcën e posaçme “Shqiponjat”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. A., 24 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas qarkullonte me automjetin e tij të markës Audi dhe gjatë kontrollit fizik , shërbimet e Policisë i gjetën në trup (në brez) një armë zjarri pistoletë, me 1 krehër me 5 fishekë.
Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ”Armëmbajtja pa leje”./Bl.Ba/Fjala.al