Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në SHBA ende mungon; kandidati republikan dhe kundërshtari demokrat Joe Biden janë në fakt në një përballje të ngushtë në shtetet kyçe si Pennsylvania , Michigan, Wisconsin dhe Carolina e Veriut.
Sondazhet e nxjerrin një fitues, por rezultati përfundimtar do të zbulohet vetëm pas disa ditësh, mbase diten e premte më 6 nëntor.
Arsyeja është se për shkak të pandemisë së koronavirusit, shumë qytetarë amerikanë kanë votuar me postë. Numërimi i këtyre votave do të zgjasë akoma më shumë.
Mësohet se demokratët kanë marrë shumicën e votave për Kongres, ndërsa për Senat numri është i barabartë.
Për sa i përket votave në shtetet e ndryshme, për momentin nuk kishte ndonjë surprizë të madhe; Biden është para në Colorado, Connecticuat, Delaware, Illinois, Maryland, Massachusetts, New Jersey, Neë Mexico,Neë York, Rhode Island, Vermont, Virginia dhe Washington. Projeksioni i votave flet se edhe Arizona është blu. Trump është para në Alabama, Arkansas, Kentcky, Louisiana, Mississipi, Nebraska, North Dakota, Oklahoma, South Dakota, Tennessee, West Virginia, Wyoming, Indiana, South Carolina dhe Texas.
Çfarë ndodh tani me zgjedhjet në SHBA?
Që një kandidat të arrijë shumicën (270 vota) do të jetë e nevojshme të presim rezultatin e votave që janë dërguar me postë. Biden, është entuziast se votimi i hershëm do i japi mundësinë për t’u zgjedhur si kreu i ri i Shtëpisë së Bardhë.
Sondazhet për momentin e tregojnë Trump dominues, por votimi me postë tradicionalisht i ka buzëqeshur demokratëve, të cilët shpresojnë të përmbysin gjithçka.
Nga ana tjetër, Trump denoncoi mashtrimin zgjedhor që është kryer përmes votimit me postë, duke njoftuar se çështja mund të shkojë në Gjykatën e Lartë.
“Unë e kam shprehur edhe më parë, në një ditë janë dërguar miliona fletë votimi me postë. Është një mashtrim, një mashtrim i madh për amerikanët”, tha Trump.
Ajo çfarë shqetëson shumë analistë, pasi dëgjuan fjalët e Trump, është se Presidenti mund të mos pranojë rezultatin, nëse diferenca mes dy kandidatëve do të jetë e ngushtë. Në qoftë se ai e sheh vetën të humbur, mund të krijojë një luftë gjyqësore të paparë.
Si president, Trump mund të kërkojë nga FBI të zbulojnë fletët e falsifikuar të votimit dhe të hapë një hetim, duke bllokuar të gjithë procesin.
Një skenar edhe më ekstrem është hipoteza se shtetet e ndryshme, veçanërisht ato që janë në duart e republikanëve, të mos njohin rezultatin e votimit, duke i komunikuar në janar një rezultat parallel që sipas tyre pasqyron votën e vërtetë të atij shteti.
Megjithatë, çdo betejë ligjore pritet të përfundojë nga mesi i muajit dhjetor, atëherë kur votat e ndryshme do të mblidhen për të zgjedhur zyrtarisht presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./Re.D/Fjala.al