Artisti kosovar tërheq vëmendjen e mediave botërore me mozaikun për Joe Biden

Artisti kosovar, Alkent Pozhegu ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave të huaja pasi ka realizuar një mozaik me fara të kandidatit për president të SHBA-ve, Joe Biden.

Shqiptari nga Kosova hyri në librin Guiness për artin e tij të veçantë. Ai u zgjodh si fotografia më e bukur nga mediat ndërkombëtare si ‘The Guardian’ dhe ‘The Telegraph’.

Disa nga punët e tij janë dhe portretet e presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe ato të këngëtareve me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe Rita Ora./r.g/Fjala.al