Formula 1, Arabia Saudite i shtohet hartës së garave, bëhet vendi i 33-të mikpritës në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bëhet vendi i 33-të në planet që mirëpret një garë të këtij Botërori duke nisur nga 2021-shi. Formula 1 do të ketë një destinacion të ri duke nisur nga viti 2021, pasi Arabia Saudite është bërë vendi i 33-të në botë që do të organizojë një garë të saj. Një gjë e tillë është konfirmuar të enjten pasdite. Kalendari i Formulës 1 për 2021 do të përfshijë edhe një adresë të re, atë të Arabisë Saudite, teksa është mësuar qyteti i Xhid’das do të mirëpresë edicionin e parë të Çmimit të Madh Saudit në nëntor të vitit që vjen.

Ky edicion i parë do të zhvillohet në qytetin e dytë saudit sa i përket popullsisë, në Xhid’da në bregu perëndimor të vendit. Gara e parë do të zhvillohet në një pistë qytetëse, ndonëse planet janë që Çmimi i Madh Saudit të zhvendoset së shpejti në një pistë të veçantë në një të ardhme të afërt. Xhid’da është një qytet piktoresk dhe historik me afro 3.5 milionë banorë, që ndodhet në bregdetin e bukur të Detit të Kuq. Projekti i itinerarit të garës nuk është konfirmuar ende.

Por dihet që qo të zhvillohet në një nga rezortet përgjatë një linje bregdetare prej 30 km. Kjo e bën këtë garë të veçantë, pasi do të zhvillohet përgjatë bregdetit dhe do të ofrojë një panoramë të jashtëzakonshme piktoreske. Ende nuk dihet as forma e pistës, por pritet të ketë segmente të gjata e të rrjedhshme, me kthesa të ngushta, si asnjë pistë tjetër e kalendarit. Një tjetër tjetër aspekt interesant i kësaj gare është që ajo mund të zhvillohet natën, nën ndriçimin e prozhektorëve, duke krijuar një atmosferë të veçantë.

Lexo edhe :  Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Në fakt, lidhjet e Arabisë Saudite me Formulën 1 janë të vjetra, duke nisur nga viti 1978, kur biznese të ndryshme saudite mbështetën skuadrën e “Uilliams”-it, duke e ndihmuar atë të fitojë titullin “kampion” dy vite më vonë me pilotin Alen Xhons, ndërsa më së fundi, në fillim të 2020-ës, vendi i Gjirit Persik priti Rellin e Dakarit.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Lajm fantastik: Vjosa në UNESCO, aprovohet dosja për shpalljen Rezervat Biosfere

Lumi Vjosa është pranë përfshirjes në listën prestigjioze të UNESCO-s, si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës. Komiteti Ndërkombëtar...

Marrëveshja vëllazërore, anija me 30 emigrantë niset nga Brindisi për në Gjadër

Italia do të dërgojë në kampin e Gjadrit 30 emigrantë të tjerë, kur kanë kaluar më shumë se një muaj nga transferimi i fundit,...

Çfarë po ndodh? Trump paralajmëron Putinin: ‘Po luan me zjarrin’

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ndezur sërish skenën ndërkombëtare me një deklaratë të fortë ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Në një postim në platformën...

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e radhës

Pas zyrtarizimit, Carlo Ancelotti u prezantua si trajneri i Brazilit, ku mes të tjerash publikoi dhe listën e skuadrës për dy ndeshjet e muajit...

U mor zyrtarisht i pandehur, reagon Ilir Meta

Ilir Meta ka reaguar pasi u mor i pandehur, duke theksuar me anë të një postimi në Facebook se "është e qartë se më...

Lajme të tjera

Web TV