Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Agim Nesho, i ftuar sot në “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Agim Nesho, do jetë i ftuar sot në orën 18.30 në emisionin “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU” në FJALA TV.

Nesho, një nga diplomatët më të njohur të tranzicionit do të bëjë një analizë të detajuar të zgjedhjeve presidencial në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Si ka qenë ecuria e tyre dhe nëse me rezultatet e deritanishme është duke fituar Joe Biden apo Donald Trump.

Dhe më e rëndësishme se kaq, çfarë avantazhe dhe disavantazhe do ketë kombi shqiptar nëse fiton Biden dhe nëse fiton Trump.

Si përfaqësues i Shqipërisë që ka shërbyer në New York në OKB dhe në Washington si ambasador në i Shqipërisë, Agim Nesho është një nga njohësit më të mirë të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Nesho ka qenë jo vetëm aktiv gjatë kohës që ka shërbyer si diplomat në SHBA por është iniciator, negociues dhe pjesëmarrës në disa çështje të rëndësishme kombëtare veçanërisht të pavarësisë së Kosovës.

Këto dhe të tjera, ndiqni ambasadorin shqiptar Agim Nesho, sot LIVE në 18.30 në “FJALA TV” në live stream, facebook dhe youtube. Një “Hard Talk” që nuk duhet të humbisni.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Vëllezër për armët, Koreja e Veriut shton ndihmat për Rusinë

Edhe para samitit të Alaskës, Putini ishte siguruar për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake nga diktatori i Koresë së Veriut,...

Perez nis planet për 2026: “prenoton” një yll nga PSG dhe një nga Liverpool

Real Madrid ka plane të mëdha për merkaton e vitit të ardhshëm. Florentino Perez ka piketuar që tani lojtarët që kërkon në verën 2026. Marca...

Daljet nga Shqipëria rriten me 9.6%, shtohen turistët

Në kulmin e sezonit turistik, Shqipëria regjistron një tjetër muaj me rritje të lartë të qarkullimit të shtetasve brenda dhe jashtë vendit. Të dhënat...

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme

Sulme ajrore izraelite kanë goditur kryeqytetin jemenas, Sana të dielën, më 24 gusht, raportuan mediat lokale. Këto sulme vijnë vetëm disa ditë pasi rebelët jemenas,...

Të mori “Zonja e Zezë”, o mik i mirë Artur Zheji!

Idashur Zheji, Dje vendose të largohesh… pa një fjalë, pa një përqafim, pa një “mirupafshim” të thjeshtë siç e bënim gjithmonë me përplasjen e kokave...

Lajme të tjera

Web TV