Kodi Zgjedhor/ Ambasadori i Rumanisë, Perpelea: Venecia ka rol këshillues, jovendimmarrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i Rumanisë gjatë një vizite në kryeqendrën e Juglindjes ka folur për mungesën e Gjykatës Kushtetuese, zgjedhjet e 2021 dhe Kodin Zgjedhor, të cilin presidenti Meta e çoi në Komisionin e Venecias, për të cilin Mircea Perpelea thotë se ‘Venecia’ ka vetëm rol konsultativ dhe këshillues dhe jo vendimmarrës.

“Që ta dini Venecia ka një status konsultativ, por nuk është vendimmarrës, është këshilluese. Duhet pasur harmoni midis realitetit në Shqipëri ligjeve dhe vendimit këshillimor të komitetit të Venecias”, i është përgjigjur ambasadori Perpelea pyetjes nëse Mazhornca duhet të kishte pritur përgjigjen e Komisionit të Venecias.

Ambasadori i Rumanisë është shprehur optimist se Shqipëria do të arrijë shpejt të gjitha standardet europiane.

Pyetjes se a mund të ketë një proces zgjedhor të pranuar nga palët pa plotësuar sistemin zgjedhor në veçanti gjykatën Kushtetuese, ambasadori Mircea Perpelea thotë se ‘mbështes që gjithë Shqipëria të ketë sistemin legal, europian, sepse është një vend europian dhe natyrisht sot jemi edhe para një faze tranzitore dhe natyrisht unë mendoj që Shqipëria në afat të shkurtër do të arrijë të gjitha standardet europiane’.

Gjithashtu ambasadori rumun nuk ka pranuar të komentojë pyetjen se Holanda do t’i thotë jo negociatave të Shqipërisë, për të cilën është shprehur se ata kanë pozicionin e tyre dhe se vendimin e marrin institucionet e BE.

‘Nuk mund të flas për pozicionin e Holandës, është pozicioni i tyre, në demokraci secili ka të drejtën e vet, natyrisht që vendimin kanë për ta marrë institucionet lokale të komunitetit europian’, u shpreh ambasadori rumun, Mircea Perpelea.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Pesë pikat kryesore/ Çfarë u mësua nga samiti i NATO-s?

Samiti i NATO-s, i mbajtur në Hagë, ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme të 32 vendeve anëtare të...

Berlin 1963: Fjalimi i Kenedit “Ich bin ein Berliner”, një simbol i Luftës së Ftohtë

26 qershor 1963 Më 26 qershor 1963, gjatë një vizite historike në Berlinin Perëndimor, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, John F. Kennedy, mbajti një nga...

Horoskopi ditor, 26 Qershor 2025

Dashi Dashuria: Mos i kushtoni shumë vëmendje formës, por mbani në mend substancën, ajo që ju nevojitet është një person që varet nga ju. Keni...

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me praninë e aktores Macha Méril. Prodhimi...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Lajme të tjera

Web TV