Sinklair Lewis, shkrimtari i parë amerikan që fitoi Nobelin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sinklair Lewis më 5 nëntor të vitit 1930, fitoi Çmimin Nobel në Letërsi, duke u bërë shkrimtari i parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nderohet me këtë çmim.

Në fjalimin para Akademisë suedeze, Lewis vlerësoi Theodore Dreiserin, Ernest Hemingwayin dhe shkrimtarë të tjerë bashkëkohës.

Ai gjithashtu u ankua se në Amerikë shumica e lexuesve dhe shkrimtarë, vazhdojnë të frikësohen ndaj çdo letërsie që nuk lavdëron çdo gjë amerikane, qofshin gabime apo virtyte.

Sinklair Lewis kritikoi ashpër edhe letërsinë e institucionalizuar, ai tha se “profesorët tanë nuk pranojnë letërsi ndryshe, por e duan atë të qartë, të ftohtë, të purifikuar, të vdekur”.

Lewis u lind në vitin 1885. Bëri një jetë me përvoja të ndryshme e të rendësishme për krijimin e një vizioni të gjerë për shoqërinë amerikane, ku një pasqyrim të fuqishëm e gjejmë në romanet e tij. Ai i ndërpreu studimet në universitetin Yale, dhe shkoi të punojë në Kanalin e Panamasë. Kthehet në Yale dhe diplomon më 1908.

Në vitet e mëpasmer udhëton shumë nëpër Amerikë, me punë të gazetarit për shumë revista dhe agjencione.

Në fillim, kur akoma nuk e kishte gjetur rrugën e vet të vërtetë, nisi të shkruante prozë bulevardeske, tregime dhe romane, dhe kjo zgjatë deri më 1920, kur e boton romanin “Rruga kryesore” që arriti një sukses të jashtzakonshëm. Për një kohë të shkurtër ishin të shitura rreth një gjysmë milioni kopje, ndërsa romani u përkthye pothuase në të gjitha gjuhët europiane.

Më pas u në krijimtarinë e tij u renditen romanet: “Gjaku mretëror”,”Babbitt”, “Elmer Gantry”, “Njeriu që e njohu Coolidgerin”, “Dodsworth”, “Arrowsmith”, “Ann Vickers”, “Vepra rtistike”, “Kjo këtu, është e pamundur”. Me këto Lewis hyn në rendin e shkrimtarëve realist të Amerikës moderne, duke pasur një njohuri të thellë për jetën e shtresave dhe personazheve të ndryshme. Satira e fuqishme, nota kritike, shpeshherë shkaktonte reagime të ndryshme në opinion.

Lexo edhe :  Lamtumirë Pirro Milkani!

Sinclair Lewis është shkrimtari më i famshëm i të ashuquajturës “gjeneratë e humbur”. U ndanga jeta në vitin 1951 Romë nga pasojat kronike të alkoolizmit.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

‘Paradoksi’ socialist i shtimit të mandateve parlamentare me më pak vota

Eduard Zaloshnja Votat e diasporës i shtuan vetëm 1 mandat socialistëve – të nëntin në Qarkun Vlorë (por pa filluar...

Rama publikon pamjet nga Mati/ Një destinacion që s’duhet lënë pa u vizituar! (VIDEO)

Numri i turistëve në vend, vijon të mbetet i lartë. Të huajt zgjedhin çdo ditë e më shumë si destinacion për pushime Shqipërinë. Kryeministri Edi...

Gazetarja “lëshon gjuhën” me Eglin: U këndon ish-ave!

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, gazetarja Enki Braçaj u ndal mes te tjerash te kënga e re e ish-finalistes së...

Ish-shefi i CIA tregon vendin e radhës që do të sulmojë Rusia, ja kë fajëson ai

Ish-shefi i CIA-s dhe gjenerali amerikan me përvojë ushtarake, David Petraeus, paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin mund të ndërmarrë një sulm ndaj një...

Pas Alimehmetit, edhe Lisandër Hoxha kërkon rivlerësimin e votave preferenciale

Kandidati i PD në zgjedhjet e 11 majit, Lisandër Hoxha, i është drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), pranë Komisionit...

Lajme të tjera

Web TV