Zgjedhjet në SHBA/ Vijon numërimi në shtetet kyçe, Trump konteston rezultatin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Joe Biden ka hedhur një hap më shumë drejt Shtëpisë së Bardhë. Kandidati demokrat ka fituar Uiskonsin dhe Miçiganin, duke arritur vlerën e 253 vota zgjedhore, nga 270 që nevojiten për të siguruar presidencën.

Megjithatë, kandidati demokrat duhet ende të fitojë Nevadën dhe Arizonën, ku vijon të kryesojë, ndërsa numërimi po i afrohet fundit.

Gjatë pasdites, ish-numri dy i Barack Obama-s, u shfaq së bashku me zëvendësen e tij, Kamala Harris, duke thënë se pasi të numërohen të gjitha votat, fitorja e tyre do të ishte e qartë.

Pas një nate të gjatë numërimi, është e qartë se ne po fitojmë mjaftueshëm shtete për të siguruar 270 votat e nevojshme zgjedhore. Nuk jam këtu për të shpallur fitoren, por për të thënë se kur numërimi të përfundojë ne besojmë se do të jemi fituesit”, u shpreh Biden.

Biden ripërsëriti mesazhin e tij gjatë fushatës se nëse do të zgjidhet do të jetë president i të gjithë amerikanëve.

Rezultatet përfundimtare të Miçiganit dhe Nevadës me shumë gjasë do të mësohen sot, ndërsa Pensilvania do të numërojë deri të premten në 6 nëntor.

Trump është ende në garë, por duhet të tejkalojë Biden në Nevada dhe Arziona, e të fitojë gjithashtu Xhorxhan, Pensilvaninë dhe Karolinën e Veriut ku është në avantazh.

Fushata e Trump tha se presidenti do të kërkojë zyrtarisht rinumërim të votave në Uiskonsin, ndërsa citon parregullsi në disa konte. Rezultatet paraprake sugjerojnë se diferenca mes Trump dhe Biden në Uiskonsin është më pak se 1 për qind, çka lejon një kandidat të kërkojë rinumërimin. Fushata ngriti padi edhe për ndërprerje të numërimit në Micigan, pasi pretendon se i është mohuar qasja për të vëzhguar hapjen e kutive dhe numërimin.

Lexo edhe :  Publikohet audioja, Trump kërcënoi Putinin: "Nëse futesh në Ukrainë..."

Në Detroit të Miçiganit, policia u thirr gjatë pasdites për të ruajtur hyrjen në një qendër votimi ndërsa disa protestues jashtë, kërkuan akses për të monitoruar procesin. Fushata e Trump ka depozituar dy padi edhe në Pensilvani për të ndërprere numërimin atje, për shkak të asaj që e konsideron si mungesë transparence.

Në Xhorxha, sipas fushatës Trump, një vëzhgues republikan kishte dëshmuar hedhjen e rreth 53 votave të paligjshme. Protesta po zhvillohen në shumë prej shteteve ku numërimi vazhdon./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Drogë në Gjermani, SPAK i sekuestron vilën dhe “Lambon” në Palasë

Rrjeta e hedhur nga autoritetet gjermane të drejtësisë, për gjetjen e pasurive të një 44-vjeçari shqiptar të akuzuar për...

Shqiptari dhe motra e tij “kapen mat”. Fituan 1 mln paund me mashtrim

Redinel Korfuzi, një ish-analist i tregjeve financiare pranë firmës së menaxhimit të aseteve “Janus Henderson”, në Britaninë e Madhe është dënuar me gjashtë vjet...

Aksident fatal në autostradën Tiranë–Durrës/ Humb jetën 18-vjeçari, plagoset pasagjeri

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 19-vjeçar, përgjegjës për aksidentin tragjik që ndodhi ditën e djeshmë në autostradën Tiranë–Durrës, ku për pasojë...

Elon Musk themelon “America Party”, por ekspertët janë skeptikë për suksesin e tij

“Ju doni një parti të re politike dhe do ta keni!”, deklaroi Elon Musk në fillim të korrikut, duke shpallur krijimin e “America Party”,...

13 korrik 1985 – Live Aid: Kur muzika iu përgjigj urisë botërore

Përgatiti: Leonard Veizi Në një ditë të nxehtë korriku, kur ajri mbi qytetet përvëlonte rrugët dhe njerëzit kërkonin hijet e pakta që mbeteshin në mes...

Lajme të tjera

Web TV