Liga e Evropës, përmbledhja e takimeve të orës 21:05, vijon “festivali i golave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vijon “festivali i golave, shënohet plot 48 në 14 ndeshje, gjithsej 92 në të gjithë mbrëmjen. Duke nisur nga ora 21:05, janë zhvilluar të enjten 12 ndeshjet e 6 grupeve të dyta, si dhe dy ndeshje të dy grupeve të para të takimeve të 3-ta të fazës së grupeve të Ligës së Evropës.

Dhe, sikundër takimet që u luajtën më herët, edhe në mbrëmje u shënuar shumë gola, plot 48. Në takimin e vetëm të grupit A që u zhvillua në atë orar, Jang Bojs të Bernës ka mundur në shtëpi 3-0 CSKA-në e Sofias dhe zviceranët janë tanimë 3 pikë pas Romës kryesuese, me pikë të barabarta, 4, me Klujzhin.

Edhe në grupin B, në takimin e vetëm të luajtur më vonë, Arsenali nuk ka gabuar në Londër përballë Moldes, duke fituar me rezultatin 4-1 e duke u shkëputur në krye të renditjes, me pikë të plota, 9, 3 më tepër sesa norvegjezët. Në grupin G, AEK-u i Athinës ka fituar thellë, 4-1 në Ukrainë ndaj Zorias të Luhanskut, ashtu sikundër fitoi thellë, 4-0, edhe Leister Siti në fushën e vet ndaj Bragës dhe anglezët janë shkëputur në krye të renditjes, me pikë të plota, 9, 3 më tepër sesa portugezët.

Në grupin H, Sparta e Pragës ka shtangur Sëlltikun, duke fituar 4-1 në Skoci, ashtu sikundër bëri edhe Lila, duke mundur Milanin 3-0 në “San Siro” dhe duke marrë kreun e renditjes, me 7 pikë, një më tepër sesa italianët. Në grupin I, Sivaspori ka nisur fituar 2-0 në shtëpi ndaj azerëve të Karabagut, ndërsa në takimin që nisi me gjysmë ore vonesë, Vijareali mundi thellë Makabin e Tel Avivit, duke vijuar të ruajë të paprekur kreun e renditjes, me 9 pikë, 3 më tepër sesa izraelitët.

Lexo edhe :  Ofertë tunduese nga Siti, Igli Tare thyen rekordin e vendosur nga Kaka te Milani

Në grupin J, kanë fituar të dyja skuadrat mike, pasi Totenhemi ka ngadhënjyer 3-1 në Bullgari ndaj vendasve të Ludogoretsit të Razgradit, ndërsa Linzer ASK-së është mjaftuar me një gol të vetëm për të mposhtur në Belgjikë Antverpin. Këto rezultate kanë bërë që anglezët, belgët dhe austriakët të ndajnë kreun e renditjes, me nga 6 pikë pas 3 ndeshjesh.

Ndërkaq, dy fitoret e ekipeve vendëse, Dinamos së Zagrebit në shtëpi, 1-0 ndaj Volfsbergerit, dhe e Fejënordit, 3-1 në Holandë përballë CSKA-së së Moskës ka bërë që beteja të mbetet e hapur në grupin K.

Kroatët që kryesojnë, me 5 pikë, një më tepër sesa holandezët dhe austriakët. Dhe, së fundi, edhe në grupin L ka triumfuar vendëset, teksa Crvena Zvezda ka mundur 2-1 në Beograd Gentin, kurse Hofenhaimi ka shpartalluar 5-0 në shtëpi Slovan Liberecin. Gjermanët kryesojnë me pikë të plota, 9, 3 më tepër sesa serbët.
la.mi/Fjala.al

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV