Moti, kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë ditës

Sipas MeteoAlb pjesa e parë e ditës në territorin shqiptar do të paraqitet me vranësira të dendura dhe kthjellime të pakta duke sjellë dhe ndonjë shi të izoluar në skajet veri-jug.

Por pjesa e dytë e ditës përmirëson ndjeshëm kushtet atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 3°C në zonat malore deri në 23°C në zonat bregdetare.

Era do fryjë mesatare në veri por e lehtë në jug me shpejtësi 40 km/h nga

drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.

la.mi/Fjala.al