Përfshihet nga flakët automjeti luksoz në Vlorë

Një automjet është shkrumbuar nga flakët pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.

Bëhet me dije se automjeti i tipit Mercedes Benz ML ka marrë flakë në lagjen 28 Nëntori, ndërsa shkaqet nuk dihen ende.

Në vendngjarje ndodhet policia e cila po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./r.g/Fjala.al