Putin vuan nga Parkinsoni? Reagon Kremlini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kremlini ka mohuar deklaratat e mediave në Britani se presidenti rus, Vladimir Putin, do të largohet nga posti për shkak të problemeve shëndetësore.

Deklarata erdhi pasi The Sun, duke cituar burime, raportoi se Putin ka shfaqur simptoma të mundshme të sëmundjes së Parkinson dhe se po planifikon të largohet.

Sipas tabloidit, vëzhguesit studiuan pamjet e fundit ku Putin dukej si të ishte në dhimbje dhe se trupi e tij ishte në lëvizje të vazhdueshme e të pakontrollueshme.

Në duar mbante një kuti e cila besohet se mbante medikamente kundër dhimbjes.

Raporti i The Sun vjen pas propozimit të një ligji i cili do t’u sigurojë presidentëve rusë imunitet nga ndjekja penale gjatë gjithë jetës së tyre dhe jo vetëm gjatë të qenurit në detyre.

Ky projektligj do t’i jepte mundësi Putinit ”të sëmurë” të pushonte më në fund, duke hequr dorë nga politika më herët, pa pasur frikën e burgosjes.

Megjithatë, zyrtarë të Kremlinit kanë mohuar këto pretendime duke thënë se presidenti është në gjendje të shkëlqyer shëndetësore.

I botuar në një faqe online të qeverisë, ky është një nga disa projektligjet që janë prezantuar pas reformave kushtetuese, që ndër të tjera lejojnë Putinin të kandidojë përsëri.

Putini u zgjodh për herë të parë si president i Rusisë në vitin 2000. Ai ka shërbyer më gjatë se çdo politikan rus ose sovjetik që nga fillimi i viteve 1950 dhe mund të jetë në rrugën e duhur për të qenë një nga udhëheqësit më jetëgjatë të kombit të tij. /Re.D/Fjala.al

 

 

Të fundit

Shkollë e re në Astir/ Manastirliu: Premtim i mbajtur për komunitetin e kësaj zone

Në një nga hapësirat urbane që po njeh një zhvillim të jashtëzakonshëm që ndodhet në njësinë Administrative 14, po...

Michelle Obama sqaron thashethemet për divorcin me Barack Obamën

Michele Obama i ka hedhur poshtë lajmet për një divorc mes saj dhe Barack. Ish-Zonja e Parë e Shtëpisë së Bardhë, Michelle Obama ka...

Projekti për ish-Uzinën e Autotraktorit, Hoxha-opozitës: S’ka arsye për t’u shqetësuar!

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, njëherësh drejtues politik i njësisë 1 në Tiranë, komentoi akuzat e opozitës se projekti për Ish Uzinën e Autotraktorëve...

Pas kallëzimit të Këlliçit, Arbjan Mazniku merret në pyetje nga Prokuroria e Tiranës

Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku raportohet se është marrë në pyetje nga Prokuroria e Tiranës. Mësohet se marrja në pyetje e Maznikut është bërë...

Doktor hajduti

Ylli Pata Doktor hajduti, alias Sali Kulla, ka zbuluar së fundmi se Amerika nuk është ai që thoshte kurvi: Ai xhandari ndërkombëtar, ajo luftënxitësja, ajo...

Lajme të tjera

Web TV