Tirana vatër e nxehtë/ Brataj paralajmëron karantinën në kryeqytet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka paralajmëruar se në Tiranë do të merren masa shtrënguese dhe rrezikon të karantinohet pjesërisht.

Në Tiranë situata është jashtë kontrollit për shkak të përhapjes së Covid-19. Ekspertët e cilësojnë zonë të kuqe, pasi afro 175 vatra të Covid janë vetëm në kryeqytet.

“Nga të gjitha vatrat që janë në Shqipëri, mbi 35% e tyre janë në Tiranë. Janë të shpërndara, nuk mund të thuash se kjo është më e infektuar se tjetra. Tirana do të bëhet zonë e kuqe. Pothuajse është një transmetim komunitar”, tha Brataj.

Për shkak të numrave në rritje të të infektuarve dhe të shtruarve në spital, edhe Tirana ashtu si kryeqendrat e disa vendeve fqinje rrezikon karantinë të pjesshme.

“Infeksioni është shpërndarë në një masë shumë të madhe. Patjetër që masa do të ketë sepse me këto përmasa që po merr sëmundshmëria detyrimisht duhet që të kufizohen. Nëse nuk kontrollohen duhet që të merren masa”, tha Brataj.

Sipas ekspertëve, kjo situatë është pasoje e lehtësimit të masave afro një muaj më parë dhe mos respektimi i tyre.

“Nuk po respektojnë masa. Hapja e shkollave ishte një thikë me dy presa dhe vazhdon të jetë. Lokalet në darkë dhe çfarëdo lloj qofshin janë bërë një strehë të mos mbajtjes së maskës, mos respektimit të distancës dhe as të kufizimit të infeksionit”, tha Brataj për Klan.

Të rinjtë janë grupmosha më e prekur nga Covid-19. Nga 1300 thirrje të regjistruara në urgjencën kombëtare dy javë më parë, tani numri ka arritur në 3 mijë në 24 orë.

 

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

Mister në Buenos Aires, lumi bëhet i kuq

Alarm në Buenos Aires pasi lumi Sarandi, që kalon në periferi të kryeqytetit argjentinas, mori një ngjyrë të kuqe,...

A do të tërqihet Fedez nga Sanremo? Reagon ekipi i tij

A do të tërhiqet Fedez nga Sanremo? Jo, ekipi i tij e ka mohuar. Thashethemet kanë qarkulluar prej disa ditësh, pasi zbulimet rreth jetës...

Meta dhe Kryemadhi rekurs në Gjykatën e Lartë, caktohet relatori

Gjykata e Lartë ka regjistruar rekurset e depozituara nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kundër masave të sigurisë. Në këtë gjykatë Meta kërkon të...

Arratisja e të burgosurit, lirohen tre gardianët e burgut të Shënkollit

Tre punonjësit e burgut të Shënkollit të cilët u arrestuan pas arratisjes së 49-vjeçarit Daut Laze, u liruan nga qelia. Gjin Ndoka, Mark Nikolli dhe...

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Një ekip shkenctarësh çekë kanë zbuluar në jug të Shqipërisë liqenin termal nëntokësor më të madh në botë dhe e kanë quajtur Liqeni Neuron....

Lajme të tjera

Web TV