Zgjedhjet në SHBA/ Do të rinumërohen votat në shtetin ku kryeson Biden

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Shtetit të Xhorxhias, Brad Raffensperger ka konfirmuar se në këtë shtet do të ketë një rinumërim të votave.

“Do të ketë një rinumërim në Xhorxhia“, tha Raffensberger në Atlanta, duke premtuar transparencë në proces.

Duke pasur parasysh se sa afër janë me vota kanidatët presidencialë në Xhorxhia, ishte e pritshme që shteti të bënte një rinumërim, sipas “The Guardian”.

Deri tani, Joe Biden kryeson me 1,579 vota ndaj Donald Trump në Xheorxhia.

Numërimi i ri do të ketë gjithashtu implikime të mëdha për kontrollin e Senatit Amerikan. Deri tani, pjesa e votave të republikanit në detyrë, David Perdue, në garën e tij ka rënë nën 50%, gjë që do të detyronte një balotazh të janarit.

Biden është duke kryesuar në shumicën e shteteve që do të jenë përcaktues për fituesin e garës, ndërkohë që Trump vijon të ketë ankesa për procesin numërimit.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Turistët në Krujë/ Mbi 1.3 milion vizitorë në Muzeun Historik dhe atë Etnografik

Shqipëria po preferohet gjithmonë e më shumë jo vetëm për detin por edhe për historinë e kulturën.Kruja është transformuar...

Rritja e çmimeve, qytetarët ankohen për cilësinë, për emigrantët janë të përballueshme

Ashtu si çdo sezon veror në Vlorë, çmimet janë rritur ndjeshëm. Për pushuesit në plazhe kjo rritje ka prekur çdo produkt e shërbim që...

Histori mahnitëse mbijetese, ja si e shpëtoi policia 46-vjeçarin të bllokuar në ujëvarë

Një burrë nga Kalifornia, i cili kohët e fundit mbeti i bllokuar pas një ujëvare për dy ditë ndërsa ngjitej, u shpëtua nga policia...

Lufta në Gaza/ Izrael, 38 të arrestuar në demonstratat antiqeveritare

Në Izrael, 38 persona u arrestuan në protestat e organizuara në të gjithë vendin sot (17 gusht), duke kërkuar përfundimin e luftës në Gaza...

Skadal në Korçë/ Vjehrra rreh nusen, pajiset me urdhër mbrojtje

Një rast i rëndë është raportuar në Korçë këtë të diel. Vjehrra ka dhunuar nusen e djalit, ndërsa kjo e fundit është pajisur me...

Lajme të tjera

Web TV