Covid-19 “mbyll” edhe futbollin në fundjavë në Kosovë, FFK i shtyn për në mesjavë ndeshjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

FFK shtyn për në mesjavë ndeshjet e mesjavës për shkak të masave të karantinës. Në Kosovë nuk do të zhvillohen në fundjavë veprimtari sportive në mjedise të mbyllura dhe këtë e ka bërë të ditur Ibër Alaj, ushtrues i detyrës së sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport të Kosovë.

Në fakt, Qeveria e Kosovës ka marrë të premten vendimin që ndalon veprimtarinë e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë në tërë territorin e Kosovës, nga sot në ora 20:00 e deri të hënën në ora pesë të mëngjesit.

“Në bazë të vendimit të Qeverisë, pezullohen edhe veprimtaritë sportive. Vendimi ka të bëjë me aktivitetet në palestra, jo me ato në mjedis të hapur. Pra futbolli lejohet”, – ka thënë Alaj për mediat e Prishtinës. Por Federata e Futbollit ka bërë të ditur që të shtunën se të gjitha ndeshjet e parashikuara për t’u zhvilluar këtë fundjavë janë shtyrë për mesjavë.

Në fakt, me vendimin e ri të Qeverisë aktivitetet e futbollit nuk janë ndërprerë, por FFK-ja e ka vlerësuar si të nevojshme shtyrjen e ndeshjeve të kësaj fundjave, duke pasur parasysh karantimin e 7 qyteteve për fundjavë si masë për menaxhimin më të mirë të situatës me Covid-19 dhe me qëllim lehtësimin e gjërave për klubet dhe zyrtarët e ndeshjeve, të cilët do të mund të hasnin në pengesa gjatë udhëtimit të tyre për ndeshje në qytetet e karantinuara.

“Kësisoj, garat do të vazhdojnë në mesjavën e ardhshme dhe klubet do të njoftohen me kohë nga komisionet përkatëse për orarin e ri të ndeshjeve”, – sqaron njoftimi i organizmit që qeveris futbollin në Kosovë. Në fakt, në Kosovë është mbyllur faza e parë e këtij sezoni, teksa pritet që të vazhdohet me ndeshjet e javës së 12-të të Superligës.

Lexo edhe :  Dua Lipa i kërkoi 3,5 mln dollarë klubit të futbollit për një natë live!

la.mi/Fjala.al

Të fundit

U mor zyrtarisht i pandehur, reagon Ilir Meta

Ilir Meta ka reaguar pasi u mor i pandehur, duke theksuar me anë të një postimi në Facebook se...

Trump urdhëron ambasadat të pezullojnë intervistat për studentët që duan vizë për studime

Administrata Trump ka pezulluar të gjitha intervistat për vizat e studentëve të huaj. Lajmi është raportuar fillimisht nga faqja Politico. Masa do të përfshijë...

Skandali CEZ-DIA, Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg

Kreu i PL Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë marr sot zyrtarisht të pandehur për aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI në SHBA. Lidhur me...

Amerikani vjen me ide të qarta në Shqipëri: Dua të gjej nuse

Pas disa udhëtimeve të herëpashershme në vendin tonë, 50-vjeçari amerikan Craig Zieves ka vendosur të zhvendoset përfundimisht në Shqipëri. Ai ka blerë një shtëpi...

“Cirku i demokracisë”, shoqëria civile proteston kundër deputetëve për krizën politike

Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë kanë protestuar ndaj deputetëve për shkak të dështimeve të shumta për konstituimin e Kuvendit. Manifestuesit rreshtuan disa karrige bosh...

Lajme të tjera

Web TV