Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona të cilët akuzohen se kanë kanosur me mjet të mprehtë një 23 vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit R. B., 19 vjeç dhe H. P., 16 vjeç, banues në Elbasan, pasi te Parku Rinia, Elbasan, kanë goditur me grushte dhe kanë kanosur me mjet të mprehtë thikë shtetasin F. K., 23 vjeç, të cilit i kanë marrë me dhunë 5.000 lekë.
Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasi G. Gj., 41 vjeç, i cili ishte bashkë me dy shtetasit e arrestuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme./Bl.Ba/Fjala.al