George W. Bush uron Joe Biden për fitoren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

George W. Bush ka uruar Joe Biden për fitoren në zgjedhjet presidenciale amerikane, ndërsa kërkoi nga Donald Trump që të pranojë rezultatin.

Ish-presidenti, i vetmi i gjallë nga radhët e republikanëve, theu heshtjen gati 24 orë pasi Biden kaloi pragun elektoral prej 270 votash elektorale.

“Sapo fola me Presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden”, tha Bush në një deklaratë.

“Megjithëse kemi dallime politike, unë e njoh Joe Biden si një njeri të mirë, i cili ka fituar mundësinë e tij për të udhëhequr dhe bashkuar vendin tonë”, ka thënë Bush.

Më tej, ai bën thirrje për Donald Trump që të njohë rezultatin. “Pavarësisht se si keni votuar, vota juaj është numëruar.

Presidenti Trump ka të drejtë të kërkojë rinumërime dhe të ndjekë sfida ligjore dhe çdo çështje e pazgjidhur do të gjykohet si duhet.

Populli amerikan mund të ketë besim se këto zgjedhje ishin thelbësisht të drejta, rezultati ishte i qartë”, ka thënë Bush.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV