Gjykata Speciale sqaron akuzën ndaj krerëve të UÇK-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të katërt janë përfshirë në një aktakuzë. Por, ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaci, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, do të dalin ndaras para gjyqtarit të procedurës paraprake, në seancë fillestare.

Mbi të gjithë rëndojnë akuza për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Ndërsa pretendimet e prokurorit të parit do ti lexohen ish zëdhënësit të UCK-së, Jakup Krasniqi, të hënen në ora 11;00.

Pas tij, në sallën e gjyqit do të paraqitet edhe ish drejtori politik u UÇK-së, Hashim Thaci.

“Paraqitja fillestare e Jakup Krasniqit do të bëhet të hënën, më 9 nëntor në ora 11:00 dhe paraqitja fillestare e Hashim Thaçit do të bëhet në ora 15:00 të së njëjtës ditë. Paraqitja Fillestare e Hashim Thaçit do të jetë një dëgjesë publike.

Gjatë një paraqitjeje fillestare, gjyqtari i procedurës paraprake sigurohet që të drejtat e të Akuzuarit, duke përfshirë të drejtën për përfaqësim ligjor, të respektohen dhe që i Akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij ose të saj”.

E përveç Thaçit e Kransniqit, Gjykata Speciale tashmë i ka konfirmuar aktakuzën edhe ish kreut të PDK-së, Kadri Veselit, si dhe deputetit të VV-së, Rexhep Selimit.

Kadri Veseli do të dal në seancë fillestare të martën, ndërsa Rexhep Selimi do të dëgjoj pretendimet e prokurorit të mërkurën.

Me transferimin në Hagë të ish-ushtarëve të UÇK-së, Gjykata Speciale bëri publike aktakuzën, ku tregoheshin veprat që rëndojnë mbi ta.

Por, shumë reagime në Kosovë nxiti një pjesë e komunikatës zyrtare ku thuhej se ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare për synim kishin vrasjen e katolikëve.

Për këtë çështje T7 ka kërkuar sqarime nga Dhomat e Specializuar.

Nga Haga, kanë thënë se njoftimi për shtyp i referohet llojeve të ndryshme të viktimave të pretenduara në përgjithësi.
“Versioni i redaktuar i aktakuzës thotë se të akuzuarit kanë kryer krime ndaj atyre që mendohet që kanë qenë kundërshtarë.

Aktakuza i definon kundërshtarët si persona që kanë qenë ose janë të dyshuar se kanë qenë: nën A, si bashkëpuntorë të forcave serbe. B: që nuk kanë mbështetur qëllimet dhe pikëpamjet e UÇK-së dhe më vonë të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, përfshirë këtu persona që lidhen me LDK-në dhe persona të komuniteteve serve, rome dhe të tjera.Njoftimi për shtyp i referohet llojeve të ndryshme të viktimave të pretenduara në përgjithësi.”

Ish krerët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, u arrestuan gjatë kësaj jave dhe u transferuan në Hagë.

Lexo edhe :  Albin Kurti ngre alarmin: Serbia mund të nxisë incidente afër Prishtinës

Ndërsa, ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, dha dorëheqje nga kjo pozitë sapo mori njoftimin se ndaj tij është konfirmuar aktakzua.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

SPAK sekuestron 12 milionë euro pasuri në Durrës

SPAK ka sekuestruar 12 milionë euro pasuri në Durrës, pasi dyshohen se janë përfituar nga aktiviteti kriminal. Njoftimi i plotë i...

Larg luftës/ Turistët izraelitë pushime në Sazan: Mikpritja shqiptare është e rrallë

Një fundjavë ndryshe për dhjetëra turistë izraelitë që prej disa javësh kanë mbetur në Shqipëri për shkak të luftës në vendin e tyre. Kësaj...

Ardon Jashari i thotë “PO” Milanit, gati firma edhe me shqiptarin tjetër

Në Milano janë ditë më të vërtetë të nxehta në këtë merkato vere, me Igli Taren që e ka nisur “zjarr” aventurën e tij...

Gjermania ka nevojë urgjente për punëtorë migrantë – por s’do të ndihen të mirëpritur

Friedrich Merz po përpiqet në mënyrë të pamatur të ringjallë një program të diskredituar të pasluftës: atë të “punëtorëve të ftuar”. Chris Reiter dhe Will...

“The Telegraph”, rendit bregdetin shqiptar në 10-shen më të mirë në Europë

Prestigjiozja “The Telegraph” në një artikull të saj ka rekomanduar Shqipërinë si vendin ideal për të kaluar pushimet. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë artikullin e...

Lajme të tjera

Web TV