Mbyllet shkolla ‘Koto Hoxhi’ në Gjirokastër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbyllet shkolla ‘Koto Hoxhi’ në Gjirokastër. Shkak është bërë stafi i cili është prekur me COVID-19.
Sipas njoftimit të dhënë nga drejtoria e shkollës shkak është situata e rëndë pandemike, që ka prekur një pjesë të mirë të mësueseve të shkollës, ndërsa një pjesë e mirë e nxënësve vijnë nga familje të prekura nga COVID-19.

Në shkollën tonë disa mësuese kanë rezultuar pozitiv me Covid 19 dhe një pjesë tjetër janë në pritje të përgjigjes, pasi kanë bërë tamponin. Në klasa, një numër i konsiderueshëm nxënësish vijnë nga familje, ku kanë familjarë pozitiv ndaj Covid 19.

Ditën e hënë, ambjentet e shkollës do të dezinfektohen. Për këto arsye, nga ana ime si drejtues i shkollës u kërkua zhvillimi i mësimit në distancë (online) duke filluar nga dita e hënë deri në një njoftim të dytë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nxënësve të shkollës.
Situata në Gjirokastër është rënduar ditët e fundit, duke shënuar shifrën rekord të 30 të prekurve, ndërsa një pjesë e mirë e rasteve janë të paidentifikuara.

Të fundit

FOTO/ Luiz Ejlli i bën dhuratën e veçantë Kiarës për Shën Valentin

     Nuk kishte si çifti i njohur dhe shumëpreferuar i publikut shqiptar, Luiz Ejlli e Kiara Tito të mos na...

Besnik deri në vitin 2030-të, superylli i kombëtares gjermane rinovon me Bayernin

Mesfushori Jamal Musiala ka rinovuar kontratën me Bayernin. Pavarësisht ofertave nga klube të tjera, 21-vjeçari do të qëndrojë në Mynih deri në vitin 2030. Lajmi...

Rama udhëton drejt Gjermanisë, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Konferenca e 61-të e Sigurisë në Mynih (MSC) ka filluar sot në Gjermani, duke sjellë dhjetëra liderë politikë nga e gjithë bota për të...

Alarm në Laç/ Fëmija shfaq shenja të dizenterisë në kopsht, mobilizohen autoritetet

Një rast i një fëmije me temperaturë në qytetin e Laçit ka ngritur shqetësimin e drejtuesve të kopshtit nr. 1. Fëmija kishte shfaqur temperaturë për...

SPAK tregon pse u prezantua Erion Veliajn si i dënuar në dosje

Prokuroria e Posaçme ka reaguar lidhur dosjen për Erion Veliaj ku kryebashkiaku cilësohet si një person ‘i dënuar’ në gjendjen gjyqësore. Prokuroria e Posaçme ka...

Lajme të tjera

Web TV