Moto GP, Joan Mir, triumfi që e çon drejt titullit, podiumi, i gjithi spanjoll në Valencia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Podiumi, i gjithi spanjoll në Valencia, “Suzuki”, drejt titullit të 7-të botëror për konstruktorë. Është zhvilluar të dielën në Valencia gara e radhës në Moto GP, Çmimi i Madh i Evropës, dhe i gjithë podiumi ka folur spanjisht.

Joan Mir ka marrë vendin e parë, duke lënë prapa dy bashkëardhetarët e tij spanjollë, Aleks Rinsin dhe Pol Espargaronë.

Ka arritur të gjejë fitoren e tij të parë në nivelin më të lartë të Kampionatit Botëror të Motoçiklizit, në Moto GP, dhe nuk mund të kishte gjetur kohë më të volitshme për ta bërë një gjë të tillë, pasi tanimë është vetëm 14 pikë larg titullit të parë “kampion”.

Mund të thuhet pa frikë se të dielën, Joan Mir ka bërë garën e jetës së tij, duke mbërritur i parë në finishin e Valencias, në garën e radhës në Moto GP, në Çmimin i Madh i Evropës, dhe duke u shkëputur kështu plot 37 pikë në krye të renditjes së përgjithshme të pilotëve, teksa kanë mbetur edhe vetëm dy gara, apo thënë ndryshe, 50 pikë në lojë.

Në fakt, ai ka përfituar më së miri nga një rrëzimi i Fabio Kuartararos, duke u bërë piloti i 9-të që fiton një garë në këto 12 gara të deritanishme të këtij sezoni të këtij Botërori.

Ai ishte çuditërisht i vetmi i 6-shes së parë të këtij sezoni, që nuk kishte fituar ende një garë, por ka arritur më në fund të mbërrijë i pari në finish në Valencia, duke ruajtur gjakftohtësinë dhe duke ngadhënjyer në duelin me shokun e tij të skuadrës së “Suzuki”-t, Aleks Rins, i cili ndan vendin e dytë dhe të tretë me francezin e skuadrës kliente të “Jamaha”-s, “Petronas”-it, Fabio Kuartaro, i cili arriti sidoqoftë ta linte pas atë rrëzim në kthesën e 8-të të xhiros së nisjes, dhe të ngushëllohej me dy pikë të marra falë vendit të 14-të.

Lexo edhe :  Zhegrova do të largohet nga Lille, e konfirmon presidenti! Po e presin në Serie A...

Do të ishte një gabim i Aleks Rinsit në xhiron e 17-të që do t’i hapte rrugën Joan Mirit dhe ky i fundit nuk e lëshoi më kreun, ndërsa “Suzuki” ia doli, për herë të parë që nga 1982-shi, të rrëmbente dy vendet e para të një gare.

Spanjolli tjetër, Pol Espargaro, plotësoi podiumin e Valencias, ndërsa skuadra e “Suzuki”-t duket se po shkon drejt titullit të 7-të botëror në kategorinë e konstruktorëve. Të gjitha emocionet e kësaj gare u sollën për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

1944 – Lufta Fino-Sovjetike, Finlanda fiton betejën e Tali-Ihantala

Në verën e vitit 1944, gjatë Luftës së Dytë Botërore, zhvillohet Beteja e Tali-Ihantala, e cila do të mbahej...

Horoskopi ditor, 9 Korrik 2025

Dashi Saturni do iu ndihmoje t’i zgjidhni te gjitha problemet e jetës ne çift gjate kësaj dite dhe te jetoni me te qete. Nga ana...

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën në “Egnatia Arena” me islandezët...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

Lajme të tjera

Web TV