Trump nuk pranon humbjen: Fituam zgjedhjet me 71 milionë vota të ligjshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti ende në detyrë, Donald Trump pretendon se ka fituar zgjedhjet e 3 nëntorit. Përmes një postimi në Twitter ai deklaroi se ka fituar 71,000,000 vota në mënyrë të ligjshme. Ai i ka bërë këto komente, pasi mediat amerikane kanë parashikuar se kandidati demokrat, Joe Biden ka fituar zgjedhjet.

Pasi është kthyer në Shtëpinë e Bardhë, Trump ka thënë se gjëra të këqija kanë ndodhur gjatë procesit zgjedhor.

Vëzhguesit nuk u lejuan në dhomat e numërimit. Fituam zgjedhjet, morëm 71,000,000 vota të ligjshme. Gjëra të këqija kanë ndodhur të cilat vëzhguesit tanë nuk janë lejuar të shohin. Asnjëherë nuk ka ndodhur më parë. Miliona fletëvotime postare u janë dërguar njerëzve që nuk i kanë kërkuar kurrë!”, ka thënë ai përmes një postimi në Twitter.

Sikur edhe disa ditë më parë presidenti Trump nuk ka ofruar fakte për të mbështetur pretendimet e tij për manipulime apo mashtrime tjera zgjedhore.

Biden ka reaguar shpejt pas lajmit për fitore. “Amerikë, jam i nderuar që më keni zgjedhur për të udhëhequr shtetin tonë fantastik. Puna përpara nesh do të jetë e vështirë, mirëpo ta premtoj këtë: Unë do të jem president i të gjithë amerikanëve – pavarësisht nëse më keni votuar apo jo. Do ta ruaj besimin që më keni dhënë”, ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Fitorja e Bidenit, 77-vjeçar ka ardhur pas më shumë se tri ditëve, teksa zyrtarët zgjedhorë kanë numëruar votat përmes postës. Trump është presidenti i parë aktual që humb në procesin e rizgjedhjes, prej kohës së republikanit George H.W. Bush më 1992./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Egli këndoi “Mora Fjalë”, Albina Kelmendi: Turp të kesh!

Eftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë artistja e njohur...

50 dështime! Kuvendi i Kosovës në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Kuvendi i Kosovës tashmë numëron 50 përpjekje të dështuara për të konstituuar veten pasi ende nuk ka vota për të zgjedhur kryeparlamentarin. Seanca u...

Pushuesi nga Maqedonia e Veriut ndërron jetë në plazhin e Durrësit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Shkëmbit të Kavajës ku një pushues nga Maqedonia e Veriut ka ndërruar...

Spartak Ngjela: Duhet të zgjatet mandati i SPAK, plugu do futur më thellë

Nga krijimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krijimit të Organizuar në vitin 2016, kjo strukturë ka goditur zyrtarë të lartë kundër korrupsionit,...

SHBA dhe Britania bashkojnë forcat në sytë e Kinës

Aeroplanmbajtësja britanike HMS Prince of Wales, anija më e madhe luftarake që ka ndërtuar ndonjëherë Britania, është bashkuar me USS George Washington në Detin...

Lajme të tjera

Web TV