“U largove shpejt koleg”, Marjana Kondi e trishtuar për vdekjen e Koço Devoles

Aktorja e njohur Marjana Kondi e prekur ka reaguar pas ndarjes nga jeta të kolegut të saj, Koço Devole. Ajo shkruan se ai u largua nga kjo botë shumë shpejt.

U largove koleg u largove shpejt! Mbas teje aty dhe ne te vendi pa gënjeshtra! Lamtumirë“, shkruan ajo.

Aktori Devole u nda sot nga jeta në moshën 75-vjeçare, pasi humbi betejën me koronavirusin. Prej disa ditësh ai ishte i intubuar dhe në gjendje të rënduar në Spitalin e Infektivit.

Koço Devole ka lindur në Kuçovë më 28 nëntor 1945. Ai njihet si një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar.

Përveçse aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skenë dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar./Bl.Ba/Fjala.al