Eglantina Çuni, kandidatja që sfidon tabunë e një sporti burrëror

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Trajnerja e njohur sfidon presidentin aktual, Masllavica, për kreun e FSHP-së. Peshëngritja shqiptare po u drejtohet zgjedhjeve dhe dy janë kandidatët për postin e presidentit, teksa, në atë që përbën një risi në sportin shqiptar në përgjithësi, e për më tepër, në peshëngritjen shqiptare në veçanti, do të jetë një femër që do të sfidojë presidentin aktual.

Theodhori Masllavica, i cili mori drejtimin e shtangës shqiptare në 2018-ën, pas dorëheqjes për shkak të numrit të madh dhe të bujshëm të sportistëve me doping të ish-presidentit Elez Gjoza, do të sfidohet nga trajnerja Eglantina Çuni. Dhe, në një letër të hapur, të bërë publike në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”, ajo ka shpalosur edhe thelbin e kandidimit të saj për këtë post.

“Ndihem krenare që e kam marrë këtë vendim dhe sot, më shumë se asnjëherë tjetër, kuptoj sa shumë pasion dhe dëshirë ka brenda shpirtit të gjithë secilit prej jush duke e adhuruar sportin, – shkruan ajo në postimin e saj, që më tej vijon:

“Unë ndihem e privilegjuar dhe krenare që jam pjesë e peshëngritjes si trajnere dhe ish-sportiste, por sot ndihem më e fortë se kurrë për të dhënë kontributin tim në postin e presidentes, për të bërë më të mirën që, siç dhe vetë peshëngritja është me pesha të rënda, po ashtu dhe Shqipëria jonë e vogël të jetë një peshë e Rendë në arenën ndërkombëtare. Jam krenare dhe s’më vjen aspak turp që jam femra e parë që marr guximin të konkurroj për drejtimin e një federate si peshëngritja, që ndër vite është quajtur “sport burrëror”.”

“Unë jam femër dhe e dua sportin e peshëngritjes po aq sa çdokush tjetër që ka dhënë shpirtin dhe vitet e jetës për këtë sport të bukur. Jam trajnere dhe ish-sportiste dhe ajo qe di të bej më mirë është të bej marrëveshje vetëm për të vlerësuar djersën dhe mundin e çdo trajneri dhe sportisti.”

Në mbyllje të postimit të saj, kandidatja për presidente ka edhe një apel për Asamblenë e 14 nëntorit:

Lexo edhe :  Neymar synon pjesëmarrjen në Botërorin 2026, sulmuesi brazilian shkëlqen me Santosin

“Të ngrihemi të gjithë bashkë në lartësinë e detyrës dhe për herë të parë t’i tregojmë të gjithëve që Peshëngritja di t’ia dalë të ecë përpara dhe do të jetë gjithmonëë një peshë e rëndë e sportit shqiptar”, – përfundon Eglantina Çuni.

Të fundit

Domeniko Modunjo, një zë që fluturoi mbi kohën

6 gusht 1994 – Vdekja e këngëtarit në moshën 66 vjeçare Nga Leonard Veizi Në horizontin e kaltër të viteve pesëdhjetë,...

Barazia para ligjit dhe objektivi, apo iluzioni i aksioneve…

Nga Fejzo Subashi Barazia para ligjit është një nga vlerat themelore të të drejtave të njeriut, si dhe elementi e parimi kryesor i demokracisë dhe...

Hapet zyrtarisht Skema: 50% grant për modernizimin e fermave bujqësore dhe blegtore

Për të dytin vit radhazi në ndihmë të bujqësisë dhe zhvillimit rural, Qeveria po aplikon Skemën Kombëtare të Investimeve që mbështet fermerët me financim...

U nis me jahtin e tij nga Turqia për në Mykonos, zhduket biznesmeni i njohur

Autoritetet turke janë në alarm pas zhdukjes së biznesmenit të njohur Halit Yukay, i cili është shpallur i humbur që nga mbrëmja e së...

Rriten gjatë vitit 2025 të ardhurat tatimore nga shitja e pronave

Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, të ardhurat tatimore nga shitja e pasurive të paluajtshme kanë qenë në rritje. “Sipas informacionit nga Drejtoria...

Lajme të tjera

Web TV