Farat e ftoit shërojnë tre sëmundjet që prekin më shumë shqiptarët, ja si t’i përdorni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ftoi ka vlera të shumta terapeutike. Pjesë të shumta të kësaj peme përdoren kundër disa sëmundjeve. Lëvorja e pemës rekomandohet për trajtimin e ulçerës.

Farat e ftoit kanë efekt më të lehtë, por njihen edhe si laksativ dhe luftojnë inflamacionin. Nëse i vendosni në ujë, atëherë farat do të fryhen dhe do të formojnë një substancë ngjitëse që ka efekt qetësues dhe zbutës nëse e konsumoni.

Masa që formohet nga hedhja e farave në ujë ndihmon në zgjidhjen e problemeve me frymëmarrjen. Për më tepër, kjo substancë xhelatinoze aplikohet në lëkurë kundër djegieve dhe nxirjeve.

Shumë vende të botës, i përdorin farat për të trajtuar problemet me fytin apo kollën. Farat hidhen në ujë dhe më pas lëngu pihet si shurup kundër kollës.

Ky shurup përdoret zakonisht për fëmijët, sepse nuk përmban alkool dhe është 100 përqind natyral. Hidhni një lugë gjelle me fara në 300 ml ujë të nxehtë.

Mbulojeni enën dhe lërini të qëndrojnë për pak kohë. Lëngun mund ta pini të ngrohtë ose në temperaturë ambienti. Lëngu është zakonisht i hidhur, ndaj ju këshillojmë të shtoni pak mjaltë.

Nëse pini tre deri në katër gota në ditë, kolla juaj do të ndalet. Ky lëng këshillohet më shumë se shurupët farmaceutikë, sepse është 100 përqind natyral.

Nga ana tjetër, shurupi i ftonjve përdoret edhe kundër diaresë, sidomos për fëmijët.

Këtë shurup mund ta përgatisni në të njëjtën mënyrë siç përgatisni kompostot e kumbullës apo të mollës. Fruti i ftoit i bën mirë zemrës. Ftoi përmban fibrën e tretshme që njihet për aftësitë e saj në uljen e nivelit të kolesterolit.

Rrjedhimisht, ftoi mbron nga sëmundjet e zemrës, forcon arteriet dhe e bën zemrën më të fortë. Kaliumi që gjendet tek ftoi ndihmon në uljen e tensionit të gjakut./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV