Ka ndryshime në listën e Kombëtares, “bien” disa titullarë kuqezi, vijnë dy bardheblu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur përgatitjet për tre ndeshjet e muajit nëntor, por lista kuqezi do të ketë ndryshime për shkak të pandemisë COVID-19 dhe problemeve e janë hasur me klubet.

Një pjesë e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Edoardo Reja i janë bashkuar tashmë skuadrës dhe kanë nisur stërvitjen, ndërkohë që disa të tjerë pritet të vijnë sot në mbrëmje dhe nesër. Situata pandemike dhe masat kufizuese të vendeve të ndryshme kanë sjellë probleme edhe për kuqezinjtë.

Zyra e shtypit të FSHF-së ka bërë të ditur se mbrojtësi Lorenc Trashi nuk mund të bashkohet me skuadrën pikërisht për shkak të masave kufizuese në Kuvajt, ku aktivizohet aktualisht lojtari. Gjithashtu, edhe mbrojtësi tjetër, Marash Kumbulla është në dilemë për shkak se autoritetet shëndetësore italiane u kanë kërkuar të gjithë lojtarëve të Romës që të qëndrojnë momentalisht në karantinë pas daljes pozitiv të një prej lojtarëve të këtij klubi.

Në pritje të përgjigjes së tamponëve, stafi kuqezi shpreson që të ketë Kumbullën të paktën për dy ndeshjet zyrtare të Ligës së Kombeve. Sidoqoftë, FSHF është kontakt të vazhdueshëm me dy klubet për të marrë informacione të mëtejshme për situatën e dy futbollistëve. Sakaq, konfirmohet edhe mungesa e sulmuesit Xhakomo Vrioni, i cili është dëmtuar.

Në këto kushte trajneri Reja ka vendosur të thërrasë dy mbrojtësit e Tiranës, Erion Hoxhallari dhe Marsel Ismajlgeci, të cilët janë vënë menjëherë nën urdhrat e stafit teknik kuqezi. Edhe Klaus Gjasula pritet të humbasë miqësoren me Kosovën, pasi do të bashkohet me grupin ditën e premte, 13 nëntor. Për pjesën tjetër të grupit nuk ka probleme dhe deri të martën në mëngjes të gjithë do të jenë në gatishmëri.

Lexo edhe :  Europiani U-17 'Shqipëri 2025', përcaktohet kalendari i kampionatit

Më 11 nëntor kuqezinjtë do të luajnë në miqësore ndaj Kosovës në “Elbasan Arena”, ndërsa më 15 nëntor luhet ndaj Kazakistanit në Stadiumin “Arena Kombëtare” sfida zyrtare për Ligën e Kombeve. Tre ditë më pas, më 18 nëntor, Kombëtarja do të zhvillojë sfidën e fundit të grupit në Ligën e Kombeve ndaj Bjellorusisë po në Stadiumin “Arena Kombëtare”.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Paralajmërimi i Karamuços: Në zgjedhje do ketë arreste në flagrancë!

“SPAK po punon për shqiptarët”, kështu u shpreh eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço gjatë intervistës në emisionin “Real Story”...

Data/ President francez, Emmanuel Macron, vizitë zyrtare në Tiranë!

Presidenti francez Emanuel Macron rikthehet në Tiranë në muajin Maj, në vizitën e dytë zyrtare në Shqipëri që korespondon edhe me samitin e komunitetit...

Bill Gates:Ky është i vetmi profesion që Inteligjenca Artificiale nuk mund ta zëvendësojë

“Inteligjenca Artificiale nuk është këtu për të marrë vendet e punës të programuesve, por për t’i transformuar ato. Ata që e adoptojnë si një...

Mot i paqëndrueshëm, cilat janë qytetet me temperaturat nën zero gradë

Moti gjatë ditës së enjte parashikohet të jetë relativisht të paqëndrueshëm. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, termometri do të shënojë temperaturat më të ulëta në Bajram...

OSBE në SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, OSBE dhuroi pajisje teknologjike për SPAK-un, duke mbështetur Task-Forcën e posaçme për parandalimin dhe hetimin e...

Lajme të tjera

Web TV