Kejvina në një lidhje dashurie me djalin e Hashim Thaçit? Përgjigjet bukuroshja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kejvina Kthella një ndër modelet më të njohura shqiptare, ka qenë shpesh në qendër të mediave rozë për lidhje të ndryshme. Së fundmi në qarkulloi lajmi se bukuroshja ishte në një lidhje dashurie më djalin e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas mediave rozë, Kejvina dhe Endriti janë njohur në Prishtinë nga mikesha e tyre e përbashkët Tayna.

Ndërkohë menjëherë pas lajmit ka reaguar vetë Kejvina e cila shkruante se çdo ditë në mediat qarkullon se ajo është lidhur me ndonjë djalë, duke përgënjeshtruar kështu thashethemin se ajo është në një lidhje me Endrit Thaçin.

“Portale të dashura që ma keni bërë jetën malore, do ju lutesha shumë të ngadalësoni pak me këto lajmet e dashuriçkave. Çdo ditë zgjohem me një dashuri të re falë jush. Të paktën bëni një lajm në muaj ashtu siç vetëm ju dini të bëni. Edhe do ju këshilloja të bëheni më profesionalë me shkrimet që bëni edhe jo sikur bëni thashetheme në kafe. PS: shkruani ndonjëherë ndonjë gjë të bukur se gratis e keni, shpërndani pak pozitivitet. Faleminderit dhe mos harroni, nesër një të dashur të ri eee”, shkroi Kejvina si për t’i sqaruar të gjithë që s’ka gjë të vërtetë në këto aludime./r.g/Fjala.al

Të fundit

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, motoçikleta përplaset me shtyllën

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot. Sipas raportimeve, një motoçikletë ku...

Lajm fantastik: Vjosa në UNESCO, aprovohet dosja për shpalljen Rezervat Biosfere

Lumi Vjosa është pranë përfshirjes në listën prestigjioze të UNESCO-s, si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës. Komiteti Ndërkombëtar i Këshillit për Rezervat e...

Marrëveshja vëllazërore, anija me 30 emigrantë niset nga Brindisi për në Gjadër

Italia do të dërgojë në kampin e Gjadrit 30 emigrantë të tjerë, kur kanë kaluar më shumë se një muaj nga transferimi i fundit,...

Çfarë po ndodh? Trump paralajmëron Putinin: ‘Po luan me zjarrin’

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ndezur sërish skenën ndërkombëtare me një deklaratë të fortë ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Në një postim në platformën...

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e radhës

Pas zyrtarizimit, Carlo Ancelotti u prezantua si trajneri i Brazilit, ku mes të tjerash publikoi dhe listën e skuadrës për dy ndeshjet e muajit...

Lajme të tjera

Web TV