Liderët botërorë që nuk e kanë uruar ende Biden për fitoren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Joe Biden u shpall President i SHBA të shtunën duke mposhtur Donald Trump në zgjedhjet presidenciale. Pothuajse shumica e liderëve botërorë e uruan menjëherë Presidentin e ri për triumfin, por ende janë disa prej tyre që nuk e kanë përgëzuar ende Biden.

Presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do ta përgëzojë presidentin e zgjedhur amerikan, Joe Biden, derisa të zgjidhen sfidat ligjore për zgjedhjet në SHBA dhe rezultati të jetë zyrtar, njoftoi Kremlini të hënën, transmeton AP.

Putini është njëri nga liderët botërorë që nuk e kanë komentuar fitoren e Bidenit, e cila u njoftuar nga mediat më të mëdha.

Ekipi i presidentit, Donald Trump, ka premtuar veprime ligjore në ditët në vijim dhe Trump ende nuk e ka pranuar humbjen e tij, ndërsa pretendon se ka pasur mashtrim në shkallë të gjerë të votuesve – deri më tani, pa ofruar prova.

Kur Trump fitoi më 2016, Putin ishte i shpejtë në urimin ndaj tij – por sfiduesja e Trumpit në ato zgjedhje, Hillary Clinton, gjithashtu pranoi humbjen të nesërmen e votimit.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve të hënën se ky vit është ndryshe.

“Padyshim, ju mund të shihni se disa procedura ligjore po ndodhin atje, të cilat u njoftuan nga presidenti në detyrë – prandaj kjo situatë është e ndryshme, kështu që ne e konsiderojmë të saktë të presim për njoftimin zyrtar”, tha ai.

Udhëheqësit e Kinës, Brazilit dhe Turqisë gjithashtu po i përmbahen urimit. Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, tha se ai do të priste derisa të zgjidheshin sfidat ligjore mbi votimin.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin, të hënën ofroi një shpjegim të ngjashëm pse presidenti Xi Jinping ka qëndruar në heshtje.

Lexo edhe :  Tym në pjesën e pasme të kabinës, aeroplani zviceran bën ulje emergjente në Gjermani

“Ne e kuptojmë se rezultati i zgjedhjeve presidenciale do të përcaktohet duke ndjekur ligjet dhe procedurat në SHBA”, tha ai.

Më herët udhëheqësit e Izraelit dhe Arabisë Saudite iu bashkuan udhëheqësve të tjerë botërorë, që uruan presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

Megjithatë në urimin e Netanyahut – një aleat i ngushtë i Trumpit- është vërejtur mungesa e fjalëve “president i zgjedhur” dhe “zëvëndëspresidente e zgjedhur”, transmeton BBC.

“Unë do të doja të filloja me përshëndetjet për Joe Biden dhe Kamala Harris. Për gati 40 vjet kam pasur një marrëdhënie personale, të gjatë dhe të ngrohtë me Joe Biden dhe e njoh atë si një mik të madh të shtetit të Izraelit”, tha ai në një deklaratë përmes videos.

Netanyahu gjithashtu e falënderoi Trumpin për disa lëvizje, që, sipas tij, kanë çuar përpara interesat e Izraelit./ REL

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Popullsia e BE-së rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin...

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën...

Aksioni në Theth/ Një person me 400-500 mijë euro ndërton në tokë të vet dhe s’merr leje

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëkohësisht Drejtori i Shërbimit Social në Tiranë, Alfred Muharremi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të...

“Zaptim vend e pa vend”/ Braçe ‘shpërthen’ ndaj Bashkisë së Tiranës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo...

Bitcoin thyen rekordin historik! Fuqia e kriptove ‘trondit’tregun, ja vlera që kapi

Bitcoin vazhdoi rritjen e tij herët të premten, duke arritur një rekord prej 118 mijë dollarësh. Kriptomonedha është rritur për dy ditë, duke tejkaluar nivelet...

Lajme të tjera

Web TV