FSHF shkon në ekstrem për të patur Marash Kumbullën në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë dy ndeshjet që mund të vendosin shumëçka sa i përket këtij sezoni të dytë të Ligës së Kombeve të Evropës në futboll dhe, me mundësitë që po kufizohen çdo ditë e më tepër sa i përket kontingjentit të lojtarëve që trajneri i Kombëtares, Edi Reja, do të ketë në dispozicion. Dhe kjo ka bërë që një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediat italiane.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Kombëtares, Marash Kumbulla.
Ditën e diel u tha se autoritetet shëndetësore të Romës, do të ndalonin që futbollistët e skuadrës kryeqytetase të bashkoheshin me kombëtares e tyre, për shkak të situatës alarmante të virusit korona.
Ndërkohë sipas mediave italiane, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka marrë kontakt të drejtpërdrejtë me autoritetet shëndetësore, për të pasur në dispozicion sa më shpejtë të jetë e mundur, mbrojtësin Marash Kumbulla.

FSHF është e gatshme të vendosë në dispozicion një çarter për të marrë lojtarin në siguri të plotë dhe për ta pasur në dispozicion ndaj Kazakistanit dhe Bjelllorusisë.

Hëpërhë, udhëtimet janë të bllokuara nga UEFA, teksa pritet që në ditët në vijim të ketë një përgjigje zyrtare në lidhje me Kumbullën.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV