Armenia pranon humbjen, nënshkruan marrëveshjen me Azerbajxhanin dhe Rusinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Armenia shpërtheu në protesta mëngjesin e kësaj të marte pasi kryeministri Nikoll Pashinyan pranoi humbjen duke nënshkruar një marrëveshje me Azerbajxhanin dhe Rusinë për t’i dhënë fund konfliktit në Karabakun e Epërm.

Protestuesit u mblodhën para një ndërtese qeveritare në kryeqytetin Jerevan, duke thyer dritaret dhe duke brohoritur parulla kundër Pashinyan.

Disa prej tyre hynë në zyrën e tij dhe thërrisnin që të jepte dorëheqjen.

Më herët, Pashinyan një marrëveshje midis Armenisë, Rusisë dhe Azerbajxhanit, duke thënë “Unë mora një vendim shumë të vështirë për mua dhe për të gjithë ne.”

“Unë kam nënshkruar një deklaratë me Rusinë dhe Azerbajxhanin mbi përfundimin e luftës së Karabakut,” tha ai.

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi të martën herët se Azerbajxhani dhe Armenia kanë nënshkruar një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit në rajonin e Epërm të Karabakut, i njohur gjithashtu si Nago-Karabak.

Marrëdhëniet midis dy ish republikave Sovjetike mbi Karabakun e Epërm kanë mbetur të tensionuara që nga viti 1991, por përplasje të reja shpërthyen më 27 shtator.

Që atëherë, Armenia ka sulmuar vazhdimisht civilët dhe forcat Azerbajxhanase, madje duke shkelur tre marrëveshje humanitare të armëpushimit.

Në total, rreth 20% e territorit të Azerbajxhanit ka qenë nën sundimin e Armenisë për gati tre dekada./r.g/Fjala.al

Të fundit

Simbolika e numrave: sinjalet sekrete që universi na dërgon!

A e keni parë apo të diskutuar kur ora tregon 11:11, apo keni marrë një faturë me shumë prej...

Franca dënon ashpër planin e Izraelit për pushtimin e Gazës

Ministri i Jashtëm i Francës, ka deklaruar se Parisi dënon “shumë fuqishëm” fushatën e re ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës. Në një intervistë...

Ja çfarë duhet të dini nëse doni të investoni në startup-in e ri të AI të Mira Muratit!

Investitorëve që shpresojnë të mbështesin startup-in e ri të Inteligjencës Artificiale të ish-drejtoreshës kryesore të teknologjisë së OpenAI, Mira Muratit, u kërkohet të paguajnë...

Pamjet e rënda/ Ishte duke ecur mbi trotuar, momenti kur polici merret para nga makina

Një aksident i rëndë u regjistrua ditën e djeshme në Peshkopi ku një makinë me shpejtësi skëterrë humbi kontrollin dhe goditi policin Veli Gjura...

Kush po luan me fatet e Shqipërisë ?

Nga ARTUR AJAZI Gjatë historisë saj 35 vjeçare, Partia Demokratike jo në pak raste ka tentuar të luajë me fatet e Shqipërisë. Duke e nisur...

Lajme të tjera

Web TV