Kallashnikov, drogë e municion luftarak, arrestohen dy të rinj në Kukës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Kukësit ka finalizuar një operacion te koduar ”Eagle ” dhe ka arrestuar dy të rinj të cilëve ju janë gjendur 2 armë zjarri, municion luftarak dhe 875 gramë kanabis gjatë kontrollit në automjetin e tyre.

Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale A. E., 24 vjeç dhe M. M., 33 vjeç, janë banues në Kukës

Në qytetin e Kukësit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. E. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri tip kallashnikov, 3 karikator, 81 fishekë dhe 350 gramë lëndë narkotike kanabis.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi A. E. ia ka blerë lëndën narkotike shtetasit M.M.

Në vijim të operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit M. M., në fshatin Gabrice, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë, 19 fishekë, 525 gram lëndë të dyshuar cannabis sativa, si dhe një sasi parash.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

SPD renditet e treta, reagon Scholz: Duhet të pranojmë se kemi humbur zgjedhjet

Kancelari gjerman Olaf Scholz, kreu i Social Demokratëve (SPD), thotë se rezultatet e zgjedhjeve janë “të hidhura” për partinë...

Berisha mban fjalim para emigrantëve në Athinë, në krah të tij edhe Fredi Beleri

Kreu i PD-së Sali Berisha ka arritur në Athinë, ku do të mbajë fjalimin e tij. Takimi në Athinë, është i radhës i tubimeve që...

Ilir Kulla: SPAK në kushtet e grushtit të shtetit, duhet të ndërhyjë Kushtetuesja!

Analisti Ilir Kulla e ka cilësuar vendimin e SPAK për të arrestuar një kryetar bashkie të ngjashëm me atë të një grushti shteti. Kulla...

Problemet e shëndetit mendor, Rreli: Grupmosha më e prekur, 18-40 vjeç

Me ndryshimin e kohërave, përfshi hovin që ka marr zhvillimi teknologjik, kostot në shëndetin mendor janë të larta. Për psikiatren Arjana Rreli, frekuenca më...

Po vjen Rusi

Edison Ypi Thuaj shyqyr që po vjen Rusi dhe nuk po vjen Timur Lengu ose Xhengis Khani. S’mund të mos vinte Rusi. Keni dhjetra vjet që...

Lajme të tjera

Web TV