Plani i NBA-së për sezonin e ri, nis në dhjetor, përmbyllet para Olimpiadës së Tokios

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi administroi me sukses rikthimin në fushë të kampionatit më të famshëm të basketbollit në botës, pas epidemisë së Covid-19, Komisioneri i NBA-së, Adam Silver, po mendon që tani për sezonin e ri, atë 2020-2021.

Për momentin nuk ka asnjë datë zyrtare se kur do të nisë kampionati, teksa synohet fundi i dhjetorit ose fillimi i janarit. Sipas mediave amerikane, objektivi i Adam Silverit për të luajtur ndeshjet e para të sezonit të ri është data 22 dhjetor 2020.

Kjo nisje e kampionatit në dhjetor të këtij viti bëhet për arsyen që ai të përfundojë para fillimit të Lojërave Olimpike të Tokios, të shtyra për vitin e ardhshëm. Në këtë mënyrë, yjet e NBA-së mund të shkojnë në Olimpiadë.

Ky skenar parashikon një kampionat me 72 ndeshje në sezonin e rregullt, minimumi për t’u garantuar skuadrave kontrata televizive. Gjithashtu, duke qenë se “All Star Game 2021” është në dyshim për shkak të virusit korona, mendohet që në shkurt ekipet të bëjnë një pushim 2-javor.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

A kishte jetë në Mars? Ky gur thotë po

Këtë herë Roveri Perseverance i NASA-s ka mbledhur një kampion gjeologjik vërtet të jashtëzakonshëm gjatë eksplorimit të Marsit . Në fakt, ai identifikoi...

64 gjene të zbuluara, mund të përcaktojnë se sa shpejt plaket truri

Cilët faktorë përcaktojnë se sa shpejt plaket truri ? Duke përdorur mësimin e makinerive, një grup shkencëtarësh nga Universiteti Zhejiang në Kinë kanë identifikuar 64 gjene, aktiviteti...

Libri për fundjavën/ “Historia e botës në 63 diktatorë”

Në filmin Diktatori i Madh (1940), Charlie Chaplin u tall me etjen për dominim nëpërmjet personazhit të Adenoid Hynkel, një karikaturë e Adolf Hitlerit . Por realiteti...

Shpërndau video nga protesta kundër Vuçiç, politikani malazez arrestohet në Beograd

Ivan Vukoviç, nënkryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve dhe deputet i parlamentit të asaj partie në Mal të Zi, u arrestua në Beograd. Ai është...

Nuk u grumbullua për ndeshjet, Sylvinho jep lajmin e keq për mbrojtësin e Kombëtares

Tekniku brazilian i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, shpjegoi në një konferencë për mediat listën e publikuar për dy ndeshjet e para Kualifikuese të Botërorit 2026....

Lajme të tjera

Web TV