Zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi ditën e hënë është paraqitur për herë të parë para Gjyqtarit të Procedurës paraprake në Tribunalin Special në Hagë.
Gjatë fjalës së tij Krasniqi u shpreh se ndaj tij është bërë një padrejtësi e madhe, ndërsa u deklarua dhe i pafajshëm. Vajza e tij Gresa ka prekur me postimin e saj ndërsa babai i saj ndodhen para Tribunalit Special. Ajo shkruan se babai i saj do të kthehet fitimtar në tokën shqiptare.
“Babi, Zëri yt i fuqishëm në Hagë, dridhi tokën Shqiptare sot. Babi, sot ndoshta lotët nuk i mbajmë dot por deklarata jote e fuqishme na dha forcë. Sot, dhimbja është e fortë por më e fortë është krenaria që ndjejmë për ty. Babi, sot mbahesh padrejtësisht, por do të kthehesh fitimtar. Të presim babi dhe të duam shumë!”, ka shkruar ndër të tjera ajo.