​Hagë/ Përfundon seanca ndaj Thaçit, dëshmitari i 4-të dëgjohet në seancë private

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka përfunduar seanca e sotme në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku dëshmia e dëshmitarit të katërt është dëgjuar tërësisht në seancë private.

Në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në sallën e gjyqit kanë qenë fizikisht Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Avokati i Jakup Krasniqit, Aydan Elis ka kërkuar që dokumentet e dorëzuara nga prokuroria të përkthehen në gjuhën shqipe, meqë klienti i tij nuk lexon në anglisht.

“Ajo që kemi marrë në lidhje me këtë dëshmitar janë dy dokumente, njëri ka të bëjë me korrigjime, ndryshime me intervista, deklarata, tjetri është material i ri. Këto i janë dhënë mbrojtjes vetëm në anglisht. Dhe është një disavantazh i madh për ne, sepse zotëri Krasniqi nuk lexon në anglisht. Do të na ndihmonte shumë, sidomos kur të marrim udhëzime për këto çështje brenda kohës së kufizuar, nëse do të jenë në shqip që ai të paktën t’i lexojë. Të paktën do të thoja, njëri prej këtyre që ka të bëjë shprehimisht me korrigjime në deklaratat e mëparshme, të cilat kërkohen që të vihen në dispozicion që të mund t’i lexojë i akuzuari. Kjo është baza e kësaj kërkese që ne kemi”, ka thënë ai.

Prokurori i specializuar, Matthew Holling ka thënë se nuk e kanë detyrim që të përkthejnë këto dokumente.

“Është e pamundur që t’i bëjmë përkthimet në kohën e përcaktuar për përgatitjen e dëshmitarit. Prandaj dhe ja lexojmë dëshmitarit dhe një herë, nuk është diçka që jemi të detyruar ta japim dhe kjo është në përputhje me udhëzimet tuaja. Nuk janë deklarata…nuk e kemi pra për detyrim t’i përkthejmë. Sugjerojmë që mbrojtja të ja lexojë klientëve, kështu siç bëjmë edhe ne me dëshmitarët për të konfirmuar saktësinë e deklaratave”, është shprehur ai.

Lexo edhe :  Historike/ Luton Town mposht Coventryn dhe rikthehet në Premier League pas 31 vitesh

Në seancën e sotme gjyqësore, ku është dëgjuar dëshmitari i katërt, kryegjykatësi, Charles L. Smith ka bërë të ditur konstatimin e trupit gjykues në lidhje me dy prova materiale të shënuara për identifikim, për çka ka thënë se të njëjtat do të pranohen.

Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.

Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës. Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagës prej nëntorit të vitit 2020./KosovaPress

Të fundit

Feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç bën Kejvina Kthella

Kejvina Kthella prej vitesh njihej si një nga vajzat më të bukura të showbiz-it, por së fundmi u bë...

Sopranoja italiane Ana Pirozzi vjen për Master Class në Tiranë, pa pagesë për të rinjtë

Sopranoja e njohur italiane, Ana Pirozzi do të jetë në Tiranë për një master class falas për të rinjtë. Këtë e bëri me dije...

Kur duhet të hamë më shumë mish në dimër apo verë? Ja çfarë thonë mjekët

Kur jashtë është ftohtë dhe temperaturat bien nën zero gradë Celsius, shpesh mund të shërbejë si një instinkt për të kërkuar porcione ushqimi më...

7 vende përrallore të cilat duhet t’i vizitoni të paktën një herë gjatë jetës tuaj

Cilido qoftë versioni juaj i parajsës në tokë, vendet më poshtë jo vetëm që mahnisin sytë me bukuritë e rralla natyrore por edhe mbushin...

Fushata i kushton shtrenjtë, Mitsotakis rezulton me Covid 19

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka rezultuar pozitiv për Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë helene i cili ka anuluar...

Lajme të tjera

Web TV