Rama pjesëmarrje online/ Çfarë pret Shqipëria nga Samiti i Sofjes?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme, Samiti i Sofjes do të mbledhë krerët e rajonit dhe drejtuesit e vendeve kryesore të BE-së për të mbështetur rrugën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

I pari që ka mbërritur në kryeqytetin bullgar ka qenë kryeministri maqedonas Zoran Zaev, i cili është pritur nga homologu vendas, Boyko Borissov.

Përmes një postimi në Twitter Borissov shkruan: “Mirëprita kryeministrin e  Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në Sofie, aty ku do të nisë Samiti për Procesin e Berlinit që këtë vit mbahet nga dy vendet”.

Në seancën plenare që nis në orën 11:25 dhe ku diskutohet Tregu i Përbashkët Rajonal do të flasin të gjithë krerët e delegacioneve, pjesë e procesit të Berlinit.

Kryeministri Edi Rama mësohet se do të mbajë fjalën e tij pas Presidentit francez Emanuel Macron dhe Presidenti të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

Gjatë konferencës “online” dje me Presidentin serb dhe kryeministrin maqedonas, kryeministri Rama përshëndeti pjesëmarrjen në samitin e sotëm edhe të Kosovës. Vendimi më i rëndësishëm i këtij samiti është krijimi i Tregut të Përbashkët rajonal.

Çka do të sjellë Samiti i Sofjes

Kryeministri Zoran Zaev pret që samiti i Sofjes të dërgojë edhe një herë mesazhin e hapjes së kapitujve të parë, respektivisht mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të BE-së me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë të Veriut.

“Nesër (sot) pres mbështetje serioze për rrugën evropiane të të gjashtë shteteve anëtare të Ballkanit Perëndimor, të cilët janë kandidatë dhe duan më shpejtë të jenë anëtarë të plotë të BE-së.

Dhe sigurisht që pres që samiti i Berlinit, të dërgojë edhe një herë mesazhin në fillim të negociatave, respektivisht hapjen e kapitujve të parë, respektivisht mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare të BE-së me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë të Veriut”, deklaroi Zoran Zaev./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV