Shkencëtarët, kujdes dhe shpresë për vaksinën nga Pfizer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkencëtarët po këshillojnë për kujdes pas njoftimit nga kompania Pfizer se vaksina e saj kundër COVID-19 ka dëshmuar një nivel efektiviteti më të lartë se 90%. Vaksina në fjalë është testuar tek 43,500 njerëz në gjashtë shtete pa ngritur shqetësime për sigurinë. Megjithatë, ende nuk janë publikuar të gjitha të dhënat shkencore.

Ndërsa njoftimi nga firma Pfizer është një lajm i mirëpritur, shkencëtarët dhe mjekët po paralajmërojnë se çdo festim është i parakohshëm. Detajet e publikuara nga kompania Pfizer, e cila ka bashkëpunuar me firmën gjermane BioNTech, janë thjesht paraprake.Ajo ka në plan të marrë miratimin nga qeveria federale për përdorim emergjent deri nga fundi i muajit.

Vaksina në vetvete është shumë e ndryshme nga të tjerat, shpjegon Dr. Simon Clarke, profesor i mikrobiologjisë në Universitetin Reading.

“Është një mënyrë e re e ndërtimit të vaksinës për të cilën njerëzit janë përpjekur pa sukses për shumë vite. Një pjesë e vogël e materialit gjenetik (RNA acidi ribonukleik) dhe kopje të tij injektohen tek njeriu. Qelizat muskulore tërheqin molekulën e lirë dhe formojnë proteina nga virusi. Pra jo virusin në vetvete, por copëza të vogla nga virusi. Sistemi imunitar reagon me pëgjigje imune ndaj tyre. Mënyra tradicionale e vaksinës është kur merret virusi i tërë, i cili asgjesohet me nxehtësi apo kimikate, ose copëza të virusit dhe injektohen tek njerëzit për të aktivizuar një përgjigje imune.”

Në mbarë botën po testohen mbi 200 vaksina për koronavirusin. Rreth 12 prej tyre janë në fazat përfundimtare të provave.

Ajo për të cilën shkencëtarët ende po presin të shikojë, është nëse kjo vaksinë, që administrohet me dy doza do t’u japë njerëzve mbrojtje dhe imunitet të qëndrueshëm. Profesoresha Azra Ghani me Kolegjin Imperial të Londrës thotë se duhet patur kujdes.

Lexo edhe :  Rusia i përgjigjet Perëndimit për armëpushimin dhe sanksionet: Nuk na trembni dot

“Këto rezultate të hershme janë bazuar në vetëm pak raste dhe duhet patur parasysh afati i shkurtër kohor. Pra, rezultatet janë raportuar vetëm shtatë ditë pas dozës së dytë të vaksinës.”

Sado e sukseshme të jetë vaksina nga Pfizer, nuk do të jetë e lehtë shpërndarja e saj në të gjithë botën, dhe thjesht nuk është e përshtatshme për rajone të varfra ku mungon furnizimi i vazhdueshëmme energji elektrike.

Që të ketë efekt, vaksina duhet të ruhet në temperatura shumë të ulta ngrirje të një niveli industrial. Nga momenti që del nga prodhimi e deri në injektimin tek pacienti, vaksina duhet të ruhet në temperaturën minus 80 gradë celsius.

“Fatkeqësisht do të jetë sfidë për botën në zhvillim. Madje edhe për botën e zhvilluar, mendoj se vaksinat do të injektohen në qendra lokale në vend që të shpërndahen tek mjekët, farmacitë apo klinikat, si vaksinat e zakonshme. Sepse ato nuk i kanë kushtet për të mbajtur vaksinën në temperaturën minus 80 gradë celsius. Frigoriferë të tillë industrialë nuk prodhohen në masë,” thotë Dr. Simon Clarke, profesor për mikrobiologjinë celulare në Universitetin Reading.

Shumë shkencëtarë po paralajmërojnë se edhe në vendet shumë të zhvilluara do të jetë pranvera e vitit 2021, para se jeta të kthehet në ndonjë lloj normaliteti./voa/

l.m/Fjala.al

Të fundit

Socialistët nisin festën!/ Rama mban sot fjalimin e fitores në sheshin Skënderbej

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi siguroi fitoren e mandatit të katërt qeverisës, duke marrv 83 ulëse në Parlamentin...

Ngushëllimi i demokratëve/ Mos u dorëzoni, zgjedhjet do të përsëriten!

Kandidati i koalicionit të Partisë Demokratike, Lefter Maliqi, i ka bërë thirrje elektoralit të tij që mos dorëzohet pavarësisht rezultatit zhgënjyes të manipuluar nga...

Disfata historike e PD në Fier/ Reagon më në fund Gazment Bardhi: Jam me zemër të thyer!

Partia Demokratike pësoi një disfatë të thellë në qarkun e Fierit, listën e të cilit ai e kryesonte si drejtues politik, por kjo nuk...

Të sigurtët që mbetën jashtë kuvendit në listën e PD-së, ja qarqet ku u tkurrën (EMRAT)

Teksa ka përfunduar procesi i numërimit të votave brenda vendit dhe aktualisht po numërohet vota e diasporës, Partia Socialiste ka fituar deri më tani...

Këmbimi valutor 14 maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 87.2 lekë dhe do shitet me 88.5 lekë. Ndërkohë...

Lajme të tjera

Web TV