Spitalet në kolaps? Rama: Strategji vulgare e opozitës për të ardhur në pushtet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar si strategji politike për të ardhur në pushtet akuzat e kreut të PD Lulzim Bashës dhe opozitës për situatën e pandemisë në vend. Në një konferencë për mediat, Rama tha se është e pajustifikueshme që sot tu thuhet njerëzve se spitalet janë në kolaps çka, sipas tij nuk është e vërtetë. Kryeministri i cilësoi si të pavërteta edhe akuzat se pacientët po qëndrojnë në ambulanca.

Faktikisht janë bërë zëdhënës të panikut, zëdhënës të çorodisë psikologjike dhe zëdhënës të një pesimizmi krejtësisht të fabrikuar për të krijuar sa ë shumë dëshpërim përmes sajesash, abuzimesh. Një propagande të shfrenuar që dëmton moralin  mjekëve, infermierëve, ekspertëve që me shumë përkushtim po udhëheqin në këtë front në një vijë që përfshin të gjitha vendet e planetit.

Është e pajustifikueshme që sot tu thuhet njerëzve se spitalet janë në kolaps çka nuk është e vërtetë. Që njerëzit dergjen dyshemeve çka nuk është e vërtetë. Edhe mund të ishe siç ka ndodhur në vende shumë më të zhvilluara. Por nuk është e vërtetë. Që mjekimi bëhet nëpër autoambulanca, falë edhe ndihëm edhe të ndonjë medie që në mënyrë të papërgjegjshme ka raportuar diçka të tillë. Që qeveria po vjedh prandaj numri i vdekjeve po rritet”, shkruan Rama.

Më tej ai shprehet se kjo është një shumë vulgare, shumë e dënueshme si strategji politike për një pushtet.

Për një pushtet që nuk kanë shansin ta marrin sepse e shpërdoruan në këtë farë feje. Që lavdi zotit ky virus nuk ra kur ishin ata. Nuk e gjeti me shëndetësinë që na lanë ata. Si mund të gënjehet në këtë farë feje? Si mund të organizohet çdo ditë një sulm i tillë pa pushim? Si mundet që të hidhet teza që njerëzit vetëvriten nga kushtet në spitale”, tha Rama.

Lexo edhe :  Agron Shehaj ndan momentet me familjen nga ura ikonike e Brooklyn

Kryeministri nuk ka ndalur akuzat ndaj opozitës sa i përket mënyrës si e kanë përdorur COVID. Bashën, Metën dhe Kryemadhin e ka quajtur një çetë.

“Në Shqipëri si e gjithë bota kemi një sfidë të madhe. Dje presidenti i zgjedhur i SHBA doli dhe paralajmëroi 200 mijë vdekje të tjera. Po arrijmë në shifra që si ka arritur asnjë luftë. Pse nuk e ndalin Amerika zinxhirin  e infeksionin e lul derdimenit…

Pse del kancelaria gjermane dhe thotë se prej  rritjes së infeksioneve s’mund të gjurmohet zinxhiri. Pse u doli jashtë kontrollit këtyre, edhe Francës, pse Sllovakia që u  angazhua në një program infektimi brenda ditësh. Pse. Po vjedhin ata me PPP të gjithë?

Kjo  është një tallje poshtëruese me politikën, kur vjen nga njerëz që përfaqësojnë njerëz dhe janë aty për të dhënë alternativa serioze dhe për të folur me gjuhën e të vërtetës përbën pa  asnjë dyshim KRIM. Është kriminal të nxisësh panik me gënjeshtra dhe fabrikime. Është shprehja më kuptimplotë e dëshpërimit të të humburve. Janë të humbur të marrë fund prandaj po gjejnë mënyrë që të dalë nga qorrsokaku i tyre.

Një çetë karagjozësh ku njëri  thotë ma jep mua  se e ndaloj infeksionin, e tjetra thotë shkoni në kisha e xhamia se ska COVID, e tjetri thotë sa medalje do të shpërndahen sot për të vdekurit, pa folur për atë të çmendurin e vet…”, tha Rama./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Durrës/ Vidhte nëpër shezlongë sendet personale të pushuesve, arrestohet 42-vjeçari

Një 42-vjeçar i cili vidhte nëpër shezlongë dhe automjete sendet personale të pushuesve ka rënë në prangat e policisë...

Përhapet zjarri në Finiq, situatë kritike në fshatrat Krane dhe Fitore

Përhapet zjarri në Finiq, situatë kritike në fshatrat Krane dhe Fitore Zjarri që vijon në Finiq është përhapur edhe në fshatra të tjera. Gazetari Limos Didani...

Në shënjestër të së djathtës, hotelet për azilkërkues në Britani janë vende frike e kaosi

Në mes të një shpërthimi racizmi dhe lufte kulturore, çështja se pse përdoren hotelet për strehimin e azilkërkuesve shpesh mbetet në hije. Daniel Trilling Gjatë kësaj...

I kërkuar nga SPAK, ekstradohet nga Italia Edison Cukaj

Ekstradohet nga Italia një shtetas i kërkuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Ai është 32-vjeçari...

“Onufri” një nga destinacionet e preferuara nga turistët që vizitojnë Beratin (VIDEO)

Muzeu Kombëtar Ikonografik “Onufri” është njëri prej destinacioneve më të vizituar ndër sitet kulturore të qytetit të Beratit. Ikonat, ngjyrat, historia, gjithçka është ruajtur me...

Lajme të tjera

Web TV