Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka vendosur të mbyllë kopshtin numër 9 në Vlorë. Kjo për shkak se tre edukatore të këtij kopshti kanë rezultuar pozitive me Cocid-19.
Ndërsa dy të tjera të cilat kanë pasur kontakte me të infektuarat janë aktualisht në pritje të tamponit ndonëse nuk kanë shfaqur simptoma.
Stafi prej 28 personash i këtij kopsht do të karantinohet, ndërsa institucioni do qëndroj i mbyllur deri në datën 25 nëntor.
Pas marrjes së njoftimit për punonjës që rezultuan pozitiv prindërit nuk i kanë sjellë fëmijët më kopsht./Bl.Ba/Fjala.al