74 migrantë mbyten në brigjet e Libisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Së paku 74 migrantë humbën jetën nga fundosja e anijes në brigjet e Libisë, ndërsa 47 të tjerë u shpëtuan nga rojet e bregdetit dhe peshkatarët, tha agjencia për migrim e Kombeve të Bashkuara.

Anija me migrantë, përfshirë gra dhe fëmijë, u fundos në brigjet e portit libian al-Khums, tha Organizata Ndërkombëtare për Migracionin.

Libia është një pikë kryesore tranziti për migrantët – kryesisht afrikanë – që përpiqen të kalojnë Mesdheun dhe të arrijnë në Evropë.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, së paku 900 njerëz janë mbytur këtë vit, duke u përpjekur të kalojnë Mesdheun.

Rreth 11,000 të tjerë janë kapur në det dhe janë kthyer prapa në Libi.

Migrantët në Libi shpesh mbahen të arrestuar, shfrytëzohen ose abuzohen.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin dhe Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara kanë thënë se Libia nuk duhet të konsiderohet si port i sigurt kthimi dhe se migrantët e shpëtuar ose të ndaluar në det nuk duhet të kthehen atje./rel/

l.m/Fjala.al

Të fundit

Qeveria italiane shtyn BE-në për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

Përshtatur në shqip, artikull i La Repubblica Komisioni Europian mbështet presionin e Italisë dhe është i gatshëm të përshpejtojë zbatimin...

Itali, dhjetë të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor

Numri i të vdekurve nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali që nga fillimi i vitit u rrit në dhjetë pasi një grua 93-vjeçare...

Vëzhgim: Autostradat pa destinacione të shqiptarëve

Nga Leonard Veizi Në fundjavë, njeriu kërkon të gjejë ca orë prehje. Ndaj niset për të kapur, o ndonjë majë mali, ose ndonjë buzë përroi....

Fruti antioksidues i verës që i bën mirë zemrës dhe përmirëson gjumin

Një nga frutat më të shijshme të verës, qershitë  kanë veti që i bëjnë ato thelbësore në dietën tonë. Ato zvogëlojnë inflamacionin, përmirësojnë gjumin, rrisin...

Emma Tucker, kryeredaktorja e Wall Street Journal që e bëri Trumpin të dridhej?

Nga Monica Ricci Sargentini, Corriere della Sera Në krye të gazetës që nga viti 2022, ajo imponoi një modernizim që shkaktoi një revoltë midis gazetarëve....

Lajme të tjera

Web TV