Kryeministri Edi Rama të enjten është shprehur se qeveria do ta bëjë me të gjitha forcat luftën e saj me armikun e padukshëm, ndërsa fronti i mbrojtjes në spitalet Covid do të jetë deri në fund.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama tha se kjo është një shëmbëlltyrë e vendosmërisë, kurajos, profesionalizmit, pa asgjë mangut krahasuar me kushtet spitalore, kurat farmaceutike, shërbimin mjekësor në spitalet Covid të Europës.
“Ne do t’i rindërtojmë një për një shtëpitë, apartamentet, shkollat, kopshtet, spitalet e qendrat shëndetësore të shembura nga tërmeti, në kohë rekord krahasuar me ecurinë e një procesi të tillë në vendet që janë përballur me këtë sfidë”, shkruan Rama.
Sipas tij, Shqipëria do të dalë më e fortë nga këto dy sfida të rënda.
Duke theksuar më tej, se këto sfida, mund t’i përballojë e t’i fitojë vetëm kjo shumicë qeverisëse, pasi nuk jemi më të mirët dhe kemi patjetër të metat, gabimet, boshllëqet tona, po më të mirë se ne për Shqipërinë nuk ka!/Re.D/Fjala.al