Drejtori i OBSH për Evropën Hans Kluge dha mesazhin se shqiptarët duhet të jenë të bashkuar dhe solidarë për të përballuar situatën e koronavirusit.
Në konferencën e përbashkët me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se solidariteti është armë e vetme për të qenë i sigurt. Ai tha se Covid nuk është një grip i zakonshëm, ndaj duhet të kemi kujdes.
“Është e rëndësishme të kuptojmë se covid është një problem i vërtetë. Nuk është gripi zakonshëm dhe sulmon grupet e cënuara në shoqërinë tonë. Mbulimi universal me shërbime shëndetësore është prioritet dhe këtë koment do ja bëj edhe kryeministrit në takimin e pasdites.
Shqipëria ishte nga të paktat vende që nuk pësoi një valë të parë, sepse vendi pësoi menjëherë të hynte në kontrollin strikt. Kemi vënë re se në ato vende ku përgjigja ishte e menjëhershme përgjigja e politikave funksionoi. Që nga janari ka ngritur mekanizma për të përballuar Covid.
Ne duhet të jemi të bashkuar në këtë përpjekje në solidarit, i cili është arma e vetme më e sigurt. Unë them se nëse solidariteti nuk vjen nga shpirti duhet të vijë nga truri. BE nuk është i sigurt pa qene Ballkani perëndimor i sigurt dhe Ballkani Perëndimor nuk është i sigurt pa partneritet”, tha drejtori i OBSH.
Sipas tij përballimi i virusit duhet të nise nga shërbimi parësor. Një mesazh tjetër që dha drejtori i OBSH është se duhet të zbatohen masat për të parandaluar Covid./Bl.Ba/Fjala.al