Prekëse/ 5-vjeçarja e frikësuar nga izolimi, letër kryeministrit: Të lutem mos e mbyll vendin për Krishtlindje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cristel 5 vjeç nga Verona, i ka dërguar një letër Kryeministrit pasi kaloi dy javë e mbyllur në shtëpi si pasojë e karantinës.

“Presidenti Conte, do të më bëni një nder? Nëse mbyllni gjithçka, a mund të siguroheni që Santa Claus, Santa Lucia dhe Befana të më sjellin një dhuratë?”, fillon letra e 5 vjeçares.

“Do të më bënit një nder të madh mua dhe të gjithë fëmijëve që janë sjellë mirë këtë vit”, vijon letra e saj.

E ëma e vajzës thotë se ajo është shumë e frikësuar nga hipoteza e një bllokimi të ri total.

“Vajza ime është shumë e frikësuar nga hipoteza e një bllokimi të ri, dhe me afrimin e pushimeve ka frikë se Santa Claus, Santa Lucia dhe Befana mund të mos lëvizin dot dhe të vijnë për të sjellë dhurata. Ajo e kuptoi se është Conte ai që vendos, kështu që i bëri një thirrje drejtpërdrejt”, shprehet ajo.

Vajza e vogël, i kërkon Conte-s që të bëjë një përjashtim për ata që do t’i sjellin dhurata gjatë pushimeve, edhe nëse vendi izolohet.

Në fakt, vajza e vogël doli pozitive për Covid më 22 tetor dhe e kaloi periudhën e sëmundjes në izolim.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

SPAK sekuestron 100 telefona në një muaj, bastisen zyrat e bashkisë

Përgjatë muajit maj oficerët e bkh-së dhe spak kanë sekuestruar afro 100 telefona celularë. Përfshi ato të zyrtarëve të...

Barcelona dhe Real Madrid vihen në garë për portierin e së ardhmes

Një garë Real Madrid - Barcelona ka nisur në merkato. Bëhet fjalë për një portier premtues. Drejtori sportiv i katalanasve, Deco, po ndjek 23-vjeçarin Lucas...

Blerje shtëpie apo depozitë? Banka e Shqipërisë tregon bilancin e shqiptarëve

Të pasurit një pronë dhe trashëgimia e saj tek brezat pasardhës i ka orientuar shqiptarët t’i investojnë më shumë të ardhurat në pasuritë e...

Sofia Vergara: Nuk dal me dikë që ka më pak para se unë

Sofia Vergara ka rihapur një debat të vjetër rreth parave dhe marrëdhënieve me disa deklarata që nuk kanë kaluar pa u vënë re. Aktorja...

11 maji, PD ankimon rezultatin paraprak të zgjedhjeve për qarkun Kukës

Partia Demokratike ka ankimuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të miratuar rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit, për qarkun Kukës, raporton...

Lajme të tjera

Web TV