“Telefononi policinë nëse komshinjtë thyejnë karantinën,” kërkesa e drejtuesit të lartë

Dje në mbrëmje në orën 22:00 filloi karantina e pjesshme, pasi është funksionale deri ditën tjetër në orën 06:-00, dhe sigurisht ka pasur dhe persona që janë gjobitur për mosrespektim rregullash.

Ndërkohë, Dhimitraq Ziu, nëndrejtori i Policisë së Tiranës i ftuar në Abcnews, Jonida Shehu u shpreh se mbrëmë janë vendosur 20 gjoba për thyerje të urdhrit të ndalimit të lëvizjes.

Ai tha se qytetarët janë ndërgjegjësuar për rrezikun dhe pjesa më e madhe e tyre po zbaton urdhrat me përjashtime të vogla.

Ndër të tjera ai i bëri apel qytetarëve që të telefonojnë policinë nëse vërejnë se komshinjtë e tyre thyejnë karantinën.

Keni konflikte në rastin e vendosjes së gjobave?

Sikur kemi konflikt me njerëzit që e bëjnë me dashje kemi edhe përkrahjen e qytetarëve që të vendosen masat. Në momentin që ka konflikt kemi edhe qytetarë që na bëhen pro.

A keni informacion nga sistemi shëndetësor se kush është i infektuar?

Pa diskutim na vijnë raportet, i kalojmë te policët e zonave që i verifikojnë.

Në Tiranë nuk po e respektojnë karantinën?

Nuk na rezulton kështu. Ne kemi edhe ndihmën e qytetarëve që na njoftojnë, por janë të pakta telefonatat. Të gjithë qytetarët dhe komshinjtë të informojnë se policia do të jetë pranë qytetarëve për t’ia komunikuar urdhrin.

l.m/Fjala.al