Vaksina koronavirusit/ Putini i kërkon ndihmë Macronit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Antoine Izambard

Shefi i Kremlinit gjatë një bisedë telefonike me Presidentin Francez më 7 nëntor e pyeti se a mundet që Franca, e në veçanti Institut Pasteur, ta ndihmonin Rusinë për të prodhuar një vaksinë kundër Covid-19.

Kjo është një kërkesë “baroke” për të thënë të paktën që, Vladimir Putin i bëri Emmanuel Macronit më 7 nëntor.

Pas një komuniki telefonik midis dy liderëve gjatë së cilës u diskutuan edhe disa çështje ndërkombëtare, përfshirë konfliktin në Nago-Karabak, Presidenti rus i sugjeroi homologut të tij që “organizatat ruse të interesuara dhe Institut Pasteur” të bashkëpunojnë për të prodhuar një vaksinë kundër Covid-19.

Nga një burim diplomatik, kreu i shtetit ishte evaziv duke u kënaqur me përgjigjen se kjo pikë duhet të diskutohet me botën e shkencëtarët e kërkimit.

“Për disa javë, rusët na kanë pyetur nëse duam të punojmë me ta, specifikon një diplomat francez.

Në realitet, kjo pasqyron dobësinë e tyre kryesore: ata nuk kanë aftësi prodhimi.”

Çështja e energjisë dhe gara e vaksinave janë temat kryesore që nga vera me deklaratat e shteteve të ndryshme edhe me laboratorët e tyre.

Nëse njoftimi për një efikasitet prej 90% të kandidatit për vaksinë të Pfizer-BioNTech zgjoi entuziazëm të madh të hënën, me 9 nëntor, nuk duhet të harrojmë se deri më tani janë 42 kandidatë për vaksina që po vlerësohen në të gjithë botën!

Sipas OBSH-së, midis tyre është edhe, “Sputnik V” (V për vaksinën), në lidhje ky emer me satelitin e famshëm Sovjetik i zhvilluar nga Instituti Nikolai Gamaleïa, një qendër kërkimore shtetërore në epidemiologji dhe mikrobiologji e vendosur në Moskë.

Ajo u njoftua më 11 gusht nga “Vladimir Putin i cili deklaroi pa shkelur syrin”, se Rusia e kishte zhvilluar vaksinën “e parë”, Anti-kovid…?!

Lexo edhe :  Lufta në Rripin e Gazës/ 96 deputetë britanikë kërkojnë evakuimin e fëmijëve të plagosur

Ato janë testuar edhe tek të dy vajzat e presidentit rus, si edhe nga kryetari i bashkisë së Moskës Sergei Sobyanin.

“Sputnik V”, megjithatë lufton për të mbajtur premtimet e tij.

Komuniteti shkencor ka qenë me të vërtetë shumë skeptik javët e fundit, kur një studim nga revista prestigjioze mjekësore, The Lancet konfirmoi rezultate inkurajuese në fillim të shtatorit.

Mungesa e kapacitetit industrial.

Sot, “Sputnik V” është pjesë si kandidati i vaksinës nga Pfizer ose Astra-Zeneca!

Në dhjetë projektet globale që janë në fazën e 3-te, d.m.th. hapi i fundit para çdo kërkese për miratim nga autoritetet dhe tregu farmaceutik botërore mbetet, Instituti Pasteur në Paris për të mar të liçensën prodhuese si dhe të drejtat e autorit.

Burimi:challenges.fr/ Përgatiti për shqip, Hamza HATIKA

Të fundit

Putin propozoi të takohen në Moskë, ja përgjigja që dha Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë "JO" për propozimin e homologut rus, Vladimir Putin, që të takohen në Moskë. Putin...

Shtyhet data e raportit final nga ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit

Nota finale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të jepet në muajin shtator. Burime zyrtare nga kjo organizatë i kishin deklaruar TV Kombëtar...

Berisha takon deputeten e Forza Italia: Bëhuni avokate e demokracisë!

Sali Berisha ka pritur pasditen e sotme në zyrën e tij deputeten e Forza Italia Erica Mazzetti dhe koordinatorin e PD-së për Italinë, Bardhok...

Aksident në Lushnje, plagoset drejtuesi i motoçikletës

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të kryqëzimit të Savrës, në autostradën Fier–Lushnje. Një automjet tip “Benz” është përplasur me një...

Mourinho: Neymar? Nuk ia vlen as t’i mendosh sa zero ka paga e tij

José Mourinho ka rrëfyer mbi eksperiencën e tij në Turqi dhe ka mohuar zërat për interesim të Fenerbahçes së tij karshi Neymar. Në një...

Lajme të tjera

Web TV