Avokati i Trump këmbëngul: Zgjedhjet u manipuluan, votat e humbura përfunduan në Barcelonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati i Donald Trump, Rudy Guliani këmbëngul se në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 3 nëntor ka ndodhur një mashtrim.

Për të mos mjaftuar kaq, ai ka kërkuar të zbulojë lidhje midis këtij mashtrimi të pretenduar dhe Venezuelës së Hugo Chávez, që e kanë çuar atë në Barcelonë.

Në një intervistë televizive në rrjetin Fox, Guliani u shpreh se Sistemi kanadez “Dominion Voting System” përdori softuer në rinumërimin elektoral që është në pronësi të kompanisë venezueliane Smartmatic, të cilën ai e ka lidhur me kompaninë spanjolle “Indra”. Kështu që ai ka dalë në konkluzionin se votat e humbura në zgjedhje, kanë shkuar në qytetin katalanas.

Nuk vonoi shumë as reagimi i “Indra” që ka mohuar menjëherë këto pretendime.

“Indra kurrë nuk ka zhvilluar ndonjë projekt të menaxhimit të procesit zgjedhor me Dominion ose Smartmatic. Dhe kurrë nuk ka pasur ndonjë marrëdhënie kontraktuale ose tregtare me këto dy kompani, të cilat janë konkurrentët e Indra-s ”, shkruhet në reagim.

Burimet e kompanisë shtuan se ky është një lajm i ri i rremë nga ekipi i Trump.

Pa.Va/Fjala.al

 

Të fundit

BE identifikon 7 vende të sigurta për azilkërkuesit, përfshihen shtetet kandidate

Bashkimi Evropian ka identifikuar 7 vende që i konsideron vende të sigurta origjine, në kuadër të propozimeve për përshpejtimin...

Stacionet e plazhit, nis faza e dytë e aplikimit

Nisin aplikimet e fazës së dytë për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi për sezonin turistik veror 2025. Sipas njoftimit të ministrisë së turizmiti dhe...

Mot i keq në Italinë veriore, disa rajone mund të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Një valë e madhe e motit të keq po godet rajonin e Piemontes, me kryeqytet Torinon. Mëngjesin e sotëm lumi Po ka dalë nga...

Të shtëna me armë zjarri në Universitetin Shtetëror të Floridës, 4 persona të plagosur

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mesditën e sotme në kampusin e Universiteti Shtetëror të Floridës, sipas burimeve lokale të zbatimit të ligjit. Forcat...

Iu refuzua kërkesa në rendin e ditës, FSHF bojkoton Asamblenë e Përgjithshme të KOKSH

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e 31-të të Përgjithshme të KOKSH, që do të...

Lajme të tjera

Web TV