Drogë dhe vjedhje, 7 të arrestuar në Tiranë në pak orë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 7 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Uniformat blu në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Seksionit të Kërkimit në Drejtorinë Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, kanë kapur dhe ndalur shtetasin M. Z., 41 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Y. Sh., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Vangjel Noti”, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan disa letra bixhozi dhe çipsa pokeri.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike kanabis dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. P., 45 vjeç, E. Sh., 41 vjeç dhe E. K., 37 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

Ç. V., 27 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin motor pa lejen përkatëse;

S.H., 51 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dëmtuar rrethimin e jashtëm të një banese, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë për të bërë testin e alkoolit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Juventusi piketon yllin e Dortmundit, kostoja 45 mln euro

Karim Adeyemi rikthehet në qendër të vëmendjes. Sulmuesi i Borussia Dortmund ka oferta në Serie A dhe gjërat duken...

A e ndali vërtet Trump luftën Kosovë-Serbi? Ekspertët: Fushatë për Nobelin

Për të disatën herë brenda pak javësh, Presidenti amerikan Donald Trump përmend Kosovën dhe këmbëngul në faktin se kishte ndalur luftën në rajon. Pa dhënë...

Kryebashkiaku i Vlorës: Kërkojmë drejtorë, ja si të aplikoni

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, me anë të një postimi në Facebook ka shpallur “vakancat për të gjithë ata që besojnë se kanë përvojën,...

Belsh, zjarri shkrumbon 15 hektarë me ullishte, vreshtari dhe bimësi

Një vatër zjarri e rënë në fshatin Fierzë të Belshit ka shkrumbuar të paktën 15 hektarë me tokë, bimësi dhe ullishta. Ngjarja ndodhi pasditen e...

Kroacia rikthen shërbimin ushtarak me detyrim, po Shqipëria?

Qeveria e Kroacisë ka dërguar sot për miratim dhe ndryshim Ligjin për mbrojtjen dhe shërbimin në Forcat e Armatosura, i cili përfshin rikthimin e...

Lajme të tjera

Web TV