Festivali i Këngës do të bëhet në mjedis të hapur, publik do të jenë kalimtarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për herë të parë këtë vit, Festivali i 59-të i Këngës në RTSH nuk do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, por në mjedis të hapur. Dhe për publik, do të ketë kalimtarët.

Kozeta Kurti, në rolin e drejtueses së marrëdhënieve me publikun të Festivalit të 59-të të Këngës zbulon disa detaje nga ky edicion.

Ajo ka treguar në RTSH se për shkak të kufizimeve të pandemisë, festivali do të zhvillohet në një ambient të hapur në qytet.

Skena do të jetë e ndërtuar me makina retro, ndërsa publik do të jenë edhe kalimtarët e rastësishëm.

Kur është pyetur nga moderatorët e programit nëse do të mundohen të shmangin komentet negative, ajo shpjegoi se janë “presione” mes këngëtarëve që të bëjnë njëri tjetrin të tërhiqen nga gara. Përsa i përket festivalit të 58, Kozeta tha: “Nuk di ku ishin këngët në atë festival, pashë shumë gjëra por vetëm këngë jo! Ishte një festival këngëtarësh, jo këngësh. Mua më pëlqen festivali tradicional i këngëve!”

Ndërsa përsa i përket përzgjedhjes së dy moderatorëve, Blendi Salaj dhe Jonida Vokshi, Kozeta tha se “janë figura të pakonsumuara në drejtimin e një festivali“. Gjithashtu ajo zbuloi se Blendi do të jetë edhe në rolin e skenaristit, ndërsa Jonida “do të shfrytëzohet edhe në profilin e saj si aktore”. Juria nuk është përzgjedhur ende.

Mbetet për t’u parë se si do të realizohet festivali i 59-të i Këngës, që do të përzgjedhë edhe përfaqësuesen e Shqipërisë në Eurovizion./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

GJKKO i caktoi “detyrim paraqitje”, Berisha nesër në SPAK në orën 10:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet nesër në SPAK në orën 10:00 për të zbatuar masën...

Primaret në PD, publikohen rezultatet për Tiranën, ja kush ishin kandidatët më të votuar

 Njoftimi i PD: KOKOE shpall rezultatin e primareve për qarkun e Tiranës. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike ka shpallur...

Si ndikon djathi tek niveli i sheqerit në gjak? Ja sasia që duhet të konsumoni

Djathi është i pasur me yndyrna dhe kjo mund t’a bëjë atë të duket një ushqim të pashëndetshëm. Ka shumë variacione djathi të cilat...

Drejtimi i makinës me pallto apo xhup mund t’ju kushtojë deri në 200 euro në këtë vend

Në Spanjë, drejtimi i makinës me xhaketë ose pallto dimërore mund të sjellë një gjobë deri në 200 euro. Ky rregull është i lidhur me...

Të lësh PD-në të bëjë zgjedhje!

Nga Mero Baze Votimet e sotme në degët e Partisë Demokratike në gjithë Shqipërinë për një listë kandidatësh të mundshëm për deputetë janë një skaner...

Lajme të tjera

Web TV